Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, apeloi sot opozitën të mos shfrytëzojë politikisht vendimin e KKT-së për pezullimin e lejeve të ndërtimit.
Sipas tij, nga vendimi i qeverisë shqiptare humbasin vetëm ndërtuesit spekulantë dhe jo punëtorët e ndërtimit siç pretendojnë demokratët.
“Ne mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik qoftë me qytetarët qoftë me opozitën, që e anatemoi këtë vendim sikur do tu heqë kafshatën e gojës punëtorëve të ndërtimit.
Nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate parqet dhe lulishtet, por duke ju drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm.
Ftoj opozitën të mos përpiqet të fitojë kapital politik më një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar sesa gjithë opozita së bashku.
Së bashku këtu me atë grup ndërtuesish spekulantë që do të ishin në fakt përfituesit nga kjo barbari betoni.
Mjafton këtu të bëjmë një panoramikë të lejeve të dhëna gjatë këtij viti në bashkinë e Tiranës apo më gjerë për të parë këtu sesa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme” deklaroi Lame.
Lame sqaroi se ngrirja e lejeve të ndërtimit erdhi në kuadër të konstituimit të njësive të reja vendore, pas miratimit të ndarjes së re të territorit.
Në këtë mënyrë, tha ai, i vihet fre dalldisë së fundmandatit të vendorëve respektivë që po gërryenin çdo hapësirë publike.

Ky eshte hapi i pare, i dyti ishte kalimi i kopetencave te INUK ne Ministrine e Brendshme, hapi i trete eshte qe edhe ALUIZNI te kaloje ne varesine e MB. Po nuk vajti polici te dera e shqiptarve, asnjehere letrat nuk behen sipas ligjit. Vetem keshtu mund ti jepet nje forme qyteteve tona dhe zonave informale
Hapi i katert ?? NGRIHU dulle se erdhi ora
Do hiqni nje grup spekullantesh dhe do vini nje tjeter tuajin. Tani qe Tirana eshte betonizuar ne kohen e rames kryetar bashkie kete nuk e mohoni dot
Bertet hajduti per hajdutin hahahahaa
-..duhet bere qilizem ç’do prone qe eshte bere pa plan studimi.
Le t’ia fillojne nga banesa e Lames qe plasi per ta legalizuar.