Shtatë vjet pasi vendi ishte goditur nga katastrofa njerëzore e piramidave, ku mijëra familje shqiptare humbën kursimet, individë të caktuar ngritën skema të reja të fshehta, ku premtonin përqindje interesi të lartë, në këmbim të huave gjoja për ngritje biznesi. Një prej tyre ishte edhe 52-vjeçari Flamur Shahini, i cili është denoncuar për një dëm të paktën 200 mijë USD. I shumëkërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare, ai u soll dje në pranga në aeroportin e Rinasit nga Gjermania. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana konfirmoi sjelljen nga Frankfurti drejt vendit tonë të Flamur Shahinit, banues në Mat. Sipas dosjes hetimore, 52-vjeçari ishte dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale të “mashtrimit” me shuma të mëdha.
I ekstraduari Flamur Shahini, nga viti 2004 e në vazhdim, nëpërmjet mashtrimit, duke i premtuar interesa më të larta se bankat e nivelit të dytë, ka mashtruar shtetas të ndryshëm, të cilët i kanë besuar kursimet e tyre. Në atë kohë u rikthye rreziku i efektit të piramidave dhe policia mori ankesa të shumta duke e hetuar si rast. Nga hetimet rezultoi se bëhej fjalë për mashtrimin e të paktën 4 personave me shuma të konsiderueshme deri në 200 mijë USD në total, por edhe me shuma të vogla ndaj individëve të tjerë. Pas denoncimeve u konfirmuan me prova materiale mashtrimet piramidale të Shahinit, që ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, rreth 72 mijë euro dhe 10,2 milionë lekë nga shtetasit A. T., S. P., H. C., dhe I. D., të cilat nuk ua ka kthyer më.
Pas kallëzimit në polici dhe hetimeve të prokurorisë dhjetë vite më parë, 52-vjeçari është arratisur pa gjurmë nga vendi dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Më tej vijoi procesi gjyqësor në mungesë dhe u dënua me 15 vite burgim nga gjyqësori për mashtrim me shuma të mëdha. Kurse si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani pak muaj më parë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Shahini i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim izolimin në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin e dhënë.


Ja keshtu do te perfundojne qelbesrat e Saliut nje enga nje.Po kush do ti denoi keta?Drejtesia qe kemi ne eshte e korruptuar deri ne fyt.Mjer ky popull ne çduar ka rene…!
ohh sa shume persona ka mashtruar ky, nuk jan vetem 4 por me thjetra, dhe shuma totale arrin deri ne 2-3 milion euro, e ky ka vite qe e bente kete mashtrim qe ju merrte para me interes te tjerve dhe shteti vetem rrinte e shikonte,, po faj eshte dhe i atyre qe i dhane para, sikur nuk mesuam ne nga piramidat,,, tani te rrin te ngrohen ne djelle se asnje qindark nuk do marrin mbrapsht.
Kurv mbylle gojen
Ai nuk ka mashtru njeri ato vet i kan shku mas bythes edhe u ka dhan interesa
Edhe shteti mos te shkoje mas lekut mas interesit
Flamur Shahinit ti hajne mutin du kleine schlampe
Nuk e di se ku jane bazuR ATA QE I KANE BESUAR, SE DUHET PERDORUR PAK EDHE MENDJA.
FSHIRE PER ARSYE ETIKE