14 gjyqtarë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda si dhe 8 nga ajo e Apelit të Krimeve të Rënda kanë shprehur dëshirën për të qenë përkohësisht pjesë e Gjykatës Antikorrupsion.
Ata kanë dorëzuar një shkresë ku pranojnë që ata, familjarët dhe të afërmit e tyre t’i nënshtrohen kontrollit periodik të llogarive të tyre financiare.
Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publike kriteret (Lexo KETU) që një prokuror duhet të plotësojë për të qenë pjesë e SPAK-ut.
Deri më tani, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë kandiduar vetëm dy prokurorët, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.
o.j/dita
