Ngritja e ndalshme e Marine Le Pen

redaktor

Duke ndjekur rezultatet e raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të Francës më 13 dhjetor, rrethuar nga familja ime, më kaploi një ndjesi çlirimi dhe madje krenarie. Partia e urrejtjes – Fronti Kombëtar i Marine Le Pen – dështoi të merrte edhe një rajon të vetëm. Demokracia prevaloi. Vlerat e Republikës triumfuan.

Një muaj pas ditës kur terroristët vranë 130 njerëz në Paris, francezët edhe një herë treguan stoicizëm të qartë. Ashtu sikurse bashkatdhetarët e mi u treguan të fortë përpara terrorizmit, ata qëndruan të fortë ndaj thirrjes prej sirene të populizmit të helmët. Kur rezultati i zgjedhjeve u bë i qartë, djali im më i madh u përkul dhe më pëshpëriti: “në momente të tilla ndihesh shumë mirë që je francez”.

Sado të mirëpritura ishin rezultatet, ne nuk duhet t’i lejojmë ato të na verbojnë nga mesazhi i raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilin FN doli parti e parë në 13 rajone të vendit. Votuesit francezë janë shumë të zhgënjyer nga partia. Që nga zgjedhjet presidenciale 2012, Le Pen ka trefishuar mbështetjen popullore të partisë së saj, duke tërhequr rreth shtatë milionë votues. Dhe sado alarmante që mund të duket rritja e saj, ka shumë gjëra që mund të mësohen nga mundja e saj përfundimtare.

Si fillim, përpjekja e FN për ta prezantuar veten si një parti politike normale ka dështuar. Pavarësisht përpjekjeve të Le Pen për të zbutur tonin dhe për të zgjeruar thirrjen, duke lënë në hije të paktën formalisht, elementët anti-semitikë, partia vazhdon të perceptohet si një rrezik nga një shumicë e votuesve francezë.

“Ne nuk jemi budallenj,” kështu e thanë shkurt fqinjët e mi në Normandi – shumë prej të cilëve fermerë ose artizanë – pasi rezultatet e votimit të parë dolën. Ata mund ta përdorin raundin e parë të votimeve për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë dhe pakënaqësinë me sistemin, por ata dinë se FN është e përbërë nga ekstremistë të paaftë. Ata nuk i duan nacionalistët në pozicione të vërteta pushteti.

Edhe përpara një stanjacioni ekonomik dhe papunësisë së lartë – veçanërisht te të rinjtë, francezët nuk janë gati të përmbysin varkën në pikën e braktisjes së euros ose Bashkimit Europian. Qeveritë franceze  – përfshirë dhe atë në detyrë – mund të kenë dështuar në përgjigjjen e duhur të gjendjes së vështirë ekonomike. Por kjo nuk do të thotë se votuesit janë gati të marrin një hap në errësirë duke e vendosur besimin në një grup demagogësh që lundrojnë mbi pakënaqësi dhe frikë.

Në fakt, frika ishte faktori vendimtar i këtyre votimeve. Në raundin e parë, favorizoi FN, arsyeja e ekzistimit të të cilës është ankthi i njohur rreth migrantëve, terroristëve, globalizimit dhe hapjes së botës. Por në raundin e dytë, frika ishte zhbërja e Le Pen. Votuesit jo vetëm që iu trembën dorëzimit të pozicioneve reale të autoritetit te kundër-elitat e pakualifikuara; ata iu trembën vënies në rrezik të imazhit të vendit të tyre dhe dëmtimit të pozicionit të tij në Europë e më gjerë.

Mbi të gjitha identiteti ndërkombëtar i Francës është një përbërës integral i identitetit kombëtar. Krenaria e vendit dhe ndjesia e misionit, trashëguar nga Regjimi i Lashtë dhe rikthyer nga Revolucioni Francez, mund të mos kenë parandaluar bashkëpunimin me Gjermaninë naziste nën qeverinë Vichy, por u desh një mundje shkatërrimtare për ta detyruar Francën të ulet në gjunjë ndaj të djathtës ekstreme.

Situata sot është më pak e tmerrshme. Le Pen mund të përpiqet ta portretizojë veten si një Charles de Gaulle modern, që drejton rezistencën ndaj establishmentit. Por publiku vazhdon t’i drejtohet FN si pasardhësi ideologjik i Francës Vichy – një parti që mezi e ka hequr petkun kolaboracionist.

Rezultati i zgjedhjeve rajonale të Francës është i rëndësishëm jo vetëm në Europë, por edhe në Atlantik. Votuesit francezë kanë treguar se BE-ja nuk është e dënuar të shkatërrohet nga sulmet mbi legjitimitetin e saj dhe se populizmi nuk ka nevojë për triumf. Nëse liderët demokratikë – në Europë dhe Shtetet e Bashkuara – i vënë veshin këtij mesazhi dhe marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre, politikanët si Le Pen mund dhe do të mposhten./BIRN

Share This Article
3 Comments
  • Ia ka futur kot fare ky qe ka bere kete shkrimin. Shkruan si ia ka qefi dhe jo si eshte e verteta. Marine Le Pen-in e bllokuan ne turin e dyte te votimeve, kur u bene bashke te majte, te djathte dhe te qendres, por nuk e munden dot. Ajo mori rreth 30 – 40 perqind te votave ne rang vendi. duke u bere keshtu partia e pare ne France. Shtresat me te varfera te popullit francaez votojne FN-ne dhe jo PS-ne. Ardhja e FN-se ne pushtet eshte vetem çeshtje kohe. Ajo ka programin me te guximshem ekonomik, mban qendrimet me te drejta ndaj BE-se dhe globalizimit nderkombetar. Ana e saj negative eshte nacionalizmi i tepruar dhe urrejtja karshi te huajve. Por francezet e thjeshte ndikohen nga programi dhe qendrimet e Frontit Nacional.

  • BEJINI QEFIN VETES.

    LE PEN DOLI PARTIA E PARE NE VOTA.

    NE BALOTAZH, VOTUESIT E MAJTE E TE DJATHTE I BASHKUAN VOTAT DHE LEPEN NUK FITOI ASGJE.

    FORCA E SAJ POLITIKE ESHTE NE TREND RRITES, DHE HERET A VONE DO TE QELLOJE NE SHENJE.

    ATA QE BEJNE PROPOGANDA TE TILLA, ME MIRE TE SHIKOJNE TE MOS VJEDHIN NGA CDO ANE SE NJEREZIT NUK JANE BUDALLENJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *