Ngushëllime poetit tonë

redaktor

Pak pasi dërgoi vargjet e tij në redaksinë e DITA-s, Arben Duka na çoi dje këto rreshta, që po i ndajmë me të gjithë: “Me pikëllim të thellë ju njoftoj se u nda nga kjo jetë në moshën 60 vjeçare, vëllai im i shtrenjtë, profesor Sofokli Duka. Varrimi bëhet sot në varrezat e Sharrës. U prehtë në paqe dhe e pastë dheun e lehtë! Lamtumirë i shtrenjti Sofo, lamtumirë!”

Sofokli Duka, me arsim të lartë ushtarak, ka qenë kriminolog dhe studiues.

Stafi i DITA-s i bashkohet dhimbjes së Benit dhe i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Share This Article
30 Comments
  • Ngushellime familjes se te ndjerit Sofokli Duka,vellait te shqiptarit dhe poetit te MADH Arben Duka!
    U prehte ne paqe ky njeri i MADH,TRIM dhe PATRIOT!

      • E pa besueshme…
        me ne fund komentuesi “claus” e hoqi masken si prifti grek te UDHA SHKRONJAVE.

        kur dikush varroset eshte si rregull qe ulen sazet e dasmes….kurse clause kaloi ne sjellje vampiresh.

        I lehte qofte dhe u per Sofon..

        • Nuk kam ate nivel o injorant me brire te shkruaj ne ate forme, a kupton?
          Po keshtu jane mediat shqiptare qe nuk mund te bllokojne nje alias te njejte nga persona te ndryshem qe dalin nga ID te ndryshme.
          Hoqa masken, thote ky injorant!
          Po aq dini, aq thoni o shpifarake.
          Kam patur dhe kam respekt per Sofokli Duken per disa artikuj te forte qe ka botuar ne vitet 90 nen emrin Alban Kosova dhe pas atyre shkrimeve jeta e tij nuk ka qene e lehte…
          Nejse, c`te merrem me ju vemje fshatarake si ai “claus” me te vogel dhe ti “toder” analfabeti. Nuk eshte normale te prishesh gojen me ju njerez prehistorike ne keto momente hidherimi, por vemje se puna juaj te detyroni.

          Arben Duken e ngushelloj nga zemra per humbjen e vellait, ndersa Sofo Duka si atdhetar i mire, si njeri i afte ne profesion dhe i paperkulur nga stuhite e kohes berishiane te prehet i qete prane Zotit si ne vargjet hyjnore te Arben Dukes.

  • Ngushellime familjes se te ndjerit Sofokli Duka,vellait te shqiptarit dhe poetit Arben Duka!
    U prehte ne paqe ky njeri ,TRIM dhe PATRIOT!

  • Ngushellimet me te sinqerta familjes Duka dhe vecanerisht poetit tobe Arben Duka.
    Ju prefte shpirti ne paqe.

  • Ngushellime Poetit tone te te talentuar dhe gjithe Familjes se madhe Duka per humbjen e Njeriut te dashur te Familjes.

  • ngushëllime familjes dhe ben dukës!!i ka jeta këto!!të gjithë e dimë se një ditë do të mblidhemi bashkë!!
    ngushëllime!!

  • Idashur Arben ,
    Beheni zemren gur , per kete vdekje te rende . Jami te pikelluar pa mase . Na iku pa asnje paralajmerim dhe pa I plotesuar te tera detyrat e tij familjare . Do te rroje perjetesisht ne zemrat tona dhe do te shndrisi si yll polar ne historine e fisit tone te lashte . I qofte I lehte dheu I vendlindjes . Perqafime : Familja I. Foto

  • Arben Dukes,
    Ngushellime per vellain tuaj, Sofokliun!
    Shprti i tij u prefte ne paqe! Emri i tij nuk do te harrohet kurre, se ka qene burre i zoti dhe atdhedashes i shenuar!
    Ngushellime familjes se tij.

  • ngushellime familjes se tij dhe vellezerve.Na u largua nje njeri i mire dhe i ndershem.
    Nje shok i mire me pak ne kete jete.

  • Ngushellime te perzemerta poetit te madh shqiptar per ndarjen nga jeta qysh ne moshe te re te atdhetarit dhe profesorit te nderuar, Sofokli Duka. Shpirti i tij u prefte ne paqe. Zoti i dhente kurajo dhe force familjareve dhe te afermve te tij per te perballuar kete fatkeqsi.

  • Humbje e madhe dhe e papritur! Ngushellime familjes se Prof. Sofokliut! Ngushellime, i nderuar Arben Duka per vellin tuaj te çmuar! Qendresa me durim dhe mençuri perballon çdo humbje. U prehte ne paqe dhe ”I lehte i qofte moti dhe stina, I lehte dheu dhe suferina”!

  • Marrim pjese sinqerisht ne hidherimin tuaj ,ne keto momente te veshtira te humbjes se vellait tuaj edhe ne te gjithe shoket e viteve te rinise shkollore.
    Ngushellime Beni!

  • Ngushellime te sinqerta per familjen, vellezerit dhe shoqerine e Sofos, mikut tone te dashur! E papritur, aq sa na shokove o miku yne i mire! Kam rreth 10 vjet qe bashkepunoj me Sofon, ku spikaste butesia, mencuria dhe intelektuali. i gatshem te ndihmonte e keshillonte ne caste te veshtira. Objektiv ne gjykimet e veta dhe asnjehere konformist, i krijoi vehtes ne shoqerine tone nje pozicion shume te respektuar dhe me autoritet. Tek Sofo spikaste njeriu qe e donte atdheun dhe vecanerisht zonen nga ishte, Labova (e Vogel) per te cilen ishte dhe krenar e na fliste aq shpesh. Ishte protagonist kryesor ne botimin e gazetes se zones se Laboves. Sofo ishte nje njeri i punes, kishte kapacitet analitik te admirueshem dhe ishte shume sistematik ne mbledhjen e informacionit. Sofo kishte vecorit karakteristike te nje studjuesi te mirefillte gje te cilen e reflektoi dhe ne botimet e tij mjaft origjinale. Ai ishte delikat dhe kishte nje raport shume te ndjeshem me natyren, kishte nje shpirt poetik, duket te trasheguar qe e shohim aq te spikatur edhe tek Arbeni dhe Apostoli, te cileve u shpreh ngushellime te thella. Do tna mungosh shume i dashur Sofo. I lehte te qofte dheu!
    Besnik Baraj

  • U prefte ne paqe, i qofte e lehte lendina Profesorit te Nderuar Sofokli Duka

    Ngushellime te sinqerta per humbjen e vellait Tuaj, i nderuari Arben

  • Ngushellime me te sinqerta familjes Duka. E mora lajmin e keq vetem nga nje poezi e zt. A. Duka. Dhe kjo me tronditi shume. Sofo nuk mund te largohesh kaq shpejt nga kjo jete po zoti i merr per vete te miret. Vdiq kur kishte per ti dhene akoma familjes dhe shoqerise. Ishte nje shok i mire, i terhiqte njerzit mbas vetes me thjeshtesine e tij intelektin. U prefte ne paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *