“Niçe si je? I bëre letrat? – Po kryetar…” Gazetarja zbulon një tjetër përgjim të Dakos me Avdylin

b.m.

Ndërkohë që Prokuroria deklaroi këtë të enjte se ka hapur hetime për rrjedhje informacioni nga dosja 339, gazetarja Klodiana Lala, zbulon një tjetër përgjim nga e njëjta dosje.

Bëhet fjalë për një telefonatë mes kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe Astrit Avdylit, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal me bazë në Shijak.

Lala thotë se këtë herë ishte Dako ai që e telefonoi Avdylin, duke e njoftuar për një favor në lidhje me detyrën.

Deklarata e gazetares:

“Pasi më ra rastësisht në dorë përgjimi, pikërisht aty pastaj mendova që duhet ta shoh temën në një këndvështrim tjetër. Është e njëjta dosje e Avdylajve, përgjimet të autorizuara me vendim gjykate. Ka shumë dokumenta, edhe të tjera. Unë kam dokumenta të tjera, ku Dako flet me Avdylin edhe për biseda që kanë të bëjnë me favore, përshembull në një rast është Dako që e merr në telefon Astrit Avdylin.

Dako: Niçe si je? I bëre gati letrat

Avdylaj: Po kryetar i bëra

Dako: Çoji te vendi se është bërë gati

Avdylaj: Faleminderit kryetar”

b.m. / dita

Share This Article
4 Comments
  • A doni me per Belulin, mikun e Ramutit dhe shkaterruesin e Durrahut te vjeter.
    Keto ndidhin sot, ne mes te dites ne Shqiperi.
    I gjithe sistemi i.lidhur me korrupsionin. Gjykata e larte jep leje qe te prishet rrenoja antike dhe te ndertohet rruga e Dakos.

  • Perse thote prokuroria se po heton rrjedhjen e informacionit ;ate e di kjo Lalae; merreni Lalen se e kini pasur apo e kini tuajen me duket dhe me siguri ajo do te bashkepunoje me ju se ka edhe interea natyrisht!

    • Dodona mbi Tomorr po thua kapeni e futeni brenda ate qe spiunon ,por jo hajdutin e kriminelin se do te vijne prap zgjedhjet e tjera!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *