Nicole Scherzinger ka shijuar një darkë me shoqet e saj të ngushta këtë të diele në Hollivudin perëndimor. Pjesëtarja e jurisë së X factor bashkë me shoqet e saj darkuan në restorantin e Craig, ku nuk mungoi dhe vëmendje e të pranishmëve ndaj këngëtares 35 vjeçare.
Ajo ishte veshur me një fund të ngushtë të zi, një bluzë të shkurtër, xhaketë lëkure dhe taka të larta.
Nicole Scherzinger dukej shumë seksi për një darkë të thjeshtë, por megjithatë vajzat nuk kanë nguruar të bëjnë foto gjatë darkës së tyre të këndshme.
