Nicole Kidman i habiti jo pak adhuruesit e saj kur u shfaq me një fustan shumë të hapur në pjesën e dekoltesë, të premten e shkuar, gjatë eventit Swisse Celebrate Life Ball në Melburn.
46-vjeçarja që së fundmi ka luajtur rolin e princeshës Grace të Monakos i habiti të gjithë jo vetëm për faktin se fustani i zgjedhur për tapetin e kuq ishte më i guximshëm se stili i saj i zakonshëm, por edhe sepse pjesa e bustit ishte shumë më voluminoze në krahasim me herët e tjera.
Nicole kishte veshur një fustan të gjatë, në një tonalitet mes bezhës dhe rozës së zbehtë, me një dekolte të ekzagjeruar. Pas shfaqjes rrezëllitëse të Kidman, mediat rozë nuk “përtuan” të bënin disa krahasime me fotot kur aktorja ishte gati 20 vjet më e re.
Është e sigurt se forca e gravitetit nuk përjashton as Nicole, por mesa duket ajo i është “kundërvënë” me mjete të tjera.


E ç ka per tu marre me kete zonjen kaq shume ne media, tani qe eshte venitur shume para kohe.Po te mos dhe ish stukuar,por fort ama,do shihnit fytyren e nje kooperativisteje nga Gorreja qe punonte nen diellin pervelues te Myzeqese.E normal te flitesh per fustanet e saja shume te shtrenjte.Jam indiferent per kesi lajmesh.