Nicole Scherzinger është ndarë nga tenisti Grigor Dimitrov. Ata kishin nisur lidhjen e tyre që prej nëntorit të vitit që lamë pas, por që u bë publike vetëm në janar të këtij, kur çifti u fotografua duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Pretendohet se një prej arsyeve që çoi në ndarjen e tyre ishte edhe diferenca mes tyre, pasi Dimitrov është 13 vjet më i vogël se ajo.
Një burim ka thënë për “The Sun”: “Nicole është në një tjetër stad të jetës, ndryshe nga Grigor”.
