Nigeri, ekstremistët islamikë sulmojnë një shkollë, 30 viktima

anazapta

Të paktën 30 persona, nxënës dhe mësues, janë vrarë në një sulm që ekstremistë islamikë kryen në një shkollë në Nigeri.

Sipas informacioneve të para, sulmi është kryer në një kolegj në qytetin Mamud, në verilindje të Nigerisë. Agjencia e lajmeve SkyNews bën të ditur se viktimat janë 29 studentë dhe 1 mësues. Të mbijetuarit thonë se kanë parë shokët e tyre të digjen të gjallë. Babai i dy prej nxënësve që mbetën të vrarë gjatë sulmit tha se shkollave në vend nuk u është garantuar siguria, pavarësisht dislokimit të mijëra ushtarëve, që nga koha kur qeveria deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në maj, në tri shtete të verilindjes.

Nga viti 2010 e deri sot, një numër i madh nxënësish janë vrarë dhe shumë shkolla janë djegur si pasojë e sulmeve të dhunshme të ekstremistëve. / G. Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *