“Niko Dovana”, transferta e vështirë e Skënderbeut

redaktor

Nëse do të ishte një sfidë normale mes një skuadre të fundtabelës dhe një prej pretendentëve për fitimin e titullit, Teuta-Skënderbeu dukshëm do të ishte një takim me kah unik, me korçarët që do të niseshin dukshëm të favorizuar në transfertën e “Niko Dovanës” por statistikat dhe historiku nuk ofrojnë të njëjtën siguri për ekipin e Josës, që në Durrës ka bilance negative.

Teuta, që vjen nga 3 humbje radhazi Skënderbeun duket se e ka “viktimë” të preferuar në Superiore, aq sa dhe i vetmi sukses për korçarët në 6 përballjet e fundit rrezikoi të shndërrohej në një përmbysje fantastike nga ana e durrsakëve. më 6 dhjetor Skënderbeu fitoi 3-2 në Korçë, me gola të Shehit, Alikajt dhe Olayinkës por dy golat në fund të Hysenit dhe Ditës, për pak sa nuk çuan ndeshjen drejt barazimit.

Ndërkohë që dhe në fazën e parë, Teuta triumfonte 2-0 në shtëpi ndaj Skënderbeut me gola të Jakupit dhe Krasniqit, ndërsa sezonin e shkuar i merrte Skënderbeut dy barazime dhe një fitore 2-1, aq sa në ndeshjen e fazës së dytë, të sezonit të kaluar Skënderbeu u shpëtua vetëm nga një gol i Arapit në fund.

Tashmë Skënderbeu do të rikthehet sërish në Durrës, ku nëse në klasifikim niset i favorizuar nuk mund të thuhet e njëjta gjë në statistika. Transfertë e “Niko Dovanës” nuk do të jetë e thjeshtë, aq më tepër që Teuta kërkon pikë sigurie, me Elbasanin që vjen nga pas.. A do të rikonfirmohet sërish si skuadra “makth” e korçarëve?

E sigurt është që për Skënderbeun në Durrës nevojitet një ndeshje me një ritëm jo normal, për të marrë një rezultat që për “ujqërit e dëborës” do të duhet të ishte normal në një rast të tillë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *