Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaron se qeveria ka vënë në dispozicion 125 milionë dollarë për njësitë vendore me qëllim përmirësimin e infrastrukturës.
“Është koha të zhvillojmë diskutimet publike. Ky forum mbledh sëbashku aktorët e zhvillimit dhe ka si slogan rilindjen e qyteteve të bashkëjetesës komunitare. Por zhvillimi urban nuk duhet të neglizhojë trashëgiminë. 125 mln dollarë janë vënë në dispozicion të planeve të projekteve të bashkive, për zhvillimin e qyteteve për vitin 2015. Jemi duke inkurajuar bashkitë të aplikojnë për projekte jo vetëm infrastrukturore, por për zhvillimin në tërësi urban”, tha Peleshi.
Peleshi garantoi edhe rishikimin e formulës së alokimit të burimeve për nevojat e qyteteve. “Do duhet të fillojmë të mendojmë për projekte dhe investime që i përqasen më tepër bashkëjetesës komunitare, apo duhet të mendojmë për to pasi të kemi zgjidhur nevojat bazike. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e fondit, por edhe të filozofisë”, u shpreh zëvendëskryeministri.
Deklaratat zëvendëskryeministri Niko Peleshi i bëri gjatë takimit të katërt të Forumit Urban në qytetin e Korçës.

Nuk e kuptoj,eshte planifikuar fondi prej 125 miljone dollare dhe akoma projektet nuk jane gati?U pritkan aplikimet nga Bashkite(!).Cilat Bashki,keto te vjetrat apo ato te rejat qe do zgjidhen ne 2015-en?