Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, jep dorëheqjen. Peleshi ka paraqitur dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ndërsa pritet që javën tjetër të marrë zyrtarisht detyrën e zëvendëskryeministrit. Peleshi tha se vendimi ka qenë i vështirë, por sfida për të qenë pjesë e ekipit të Rilindjes është më e madhe.
Niko Peleshi është i pari kryetar bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Në këtë mënyrë, ai lë përgjysmë mandatin e tij të dytë si qytetar i parë i Korçës.
Pas dorëzimit të dorëheqjes, Këshilli Bashkiak i Korѯës njofton prefektin. Pas kësaj, në bazë të Kushtetutës, kreu I shtetit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, duke u bazuar ne nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore. Sipas këtij neni “Në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”.

Nje doreheqje vertet e veshtire per nje NJERI qe rizbuloi dhe realizoi shume vlera te KORCES te harruara apo te nenvleftesuara.Si qytetar i Korces angazhimin e MADH te Z .NIKO e konsideroj si angazhimin e nje Intelektuali te afte dhe te edukuar per te marre pergjegjesi ,te cilat kane VENDIN e MERITUAR ne QEVERISJE per te rilindur VENDIN NE 100 VJETORIN e dyte te Shtetit Shqiptar.URIME!
Po ky e drodhi ore te mare,njeher ishte me PD-ne e pASTAJ ME PS-ne vetem e vetem per tu bere!
Kaq Deshi se Rama e mori se e jema esht myslimane e jati Coban,se tek keta ka besim Rama
Ky se c ka nje surrat qe…nejse