Nikola Gruevski pranë dorëheqjes?

Dita

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, mund të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike në vend.

Sipas mediave maqedonase, përkohësisht në vend të tij mund të emërohet ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, nga radhët e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Mediat maqedonase citojnë disa burime diplomatike ndërkombëtare, sipas të cilave qeveria e re do të jetë kalimtare deri në zgjedhjet e parakohshme që janë parashikuar brenda 6 muajve.

Pjesë e qeverisë së re thuhet se do të jetë edhe partia më e madhe opozitare, LSDM, që drejtohet nga Zoran Zaev. Kjo parti mund të marrë disa ministri të rëndësishme.

Ndërkaq kjo qeveri nuk do të jetë në pushtet më shumë se 6 muaj deri në krijimin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

Sa i përket pozicionit të faktorit shqiptar apo partive shqiptare në qeverinë e re kalimtare, nuk është thënë asgjë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *