Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi pak kohë më parë se do të ftonte edhe presidentin serb në ceremoninë e inaugurimit të tij në postin e kreut të Shtetit, por Tomislav Nikoliç, e ka refuzuar këtë ftesë, duke theksuar se nuk mund të merrte pjesë në inaugurimin e një kryetari shteti që nuk ekziston.
“Po e shoh se ajo [ftesa] ka arritur në medie, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë” tha Nikoliç qw shtoi se shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se inaugurimi i Thaçit bëhet në kuadër të “institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës”.
