Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç po mendon të largohet nga politika. Ai këtë e ka paralajmëruar në një bisedë për gazetën e Beogradit “Kurir” duke thënë se tani ka ardhur koha për t’u kujdesur për familjen.
Gjatë intervistës ka folur edhe për Kosovën, duke deklaruar se pushtetet e Bashkimit Evropian për pranimin e Serbisë ndërlidhen direkt me Kosovën. Këto kushtëzime, Nikoliç i konsideron si të papranueshme.
Ai ka folur edhe për kërkesën e hapur të SHBA që e paraqiti ambasadori amerikan Michael Kirby që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.
“Ambasadori Kirby, kur foli për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ka bërë krahasime me dy Gjermanitë. Por kjo nuk është e zbatueshme në rastin tonë. Gjithë bota e ka njohur Gjermaninë Lindore. E a e kemi ditur këtë ne?
Mendoj se e kemi ditur. Kurrë nuk na është thënë publikisht, kurrë zyrtarisht, E tani po na thuhet. Dhe kështu është. Më së pari na e ka thënë Johannes Hahn në Beograd, gjë që edhe e kam komentuar dhe mediet u nisën kundër meje se po shkaktoj panik dhe se jam kundër integrimeve evropiane.
Ethashë këtë në opinion dhe heshta. Nuk kam ndikim në këtë, por e kam për detyrë ta them të vërtetën. Na pret konfrontim i rëndë me kërkesën e SHBA për Kosovën”, thotë ai. /Dita/

Nikolic me shoke,nuk jane politikane,por kriminele dhe sharlatane.Si nuk e ditkan ata se nje dite kosova e me vone maqedonia dhe me shume gjasa,ne te ardhmen edhe cameria,nje dite do ti bashkohen shqiperise?Kjo vjen per shkak te politikes pro amerikane,pro NATO-s,dhe pro evropes,qe ndjek vendi yne,megjithse ne nuk kishim asnje zgjidhje tjeter ne fakt.
Cfar pret me? Ke izoluar popullin me mendime negative, prej nazizti. Lere shtetin dhe popullin serb te heci me kohen. Njohja e Kosoves ne te te gjitha organizatat nderkombetare eshte çeshtje kohe dhe nuk mvaret me nga kriminele si puna juaj.
dobic i zgjuar..se do kopilin ne dere..dhe do te largohesh qe tja lesh te tjereve se e di qe ska rruge tjeter…ishalla kur te ikesh te marresh me vete dhe Thacin dhe Isa Mustafen..keta kriminele po aq sa serbet….
PO PSE DUHET TU MARRE DOREN JUVE KOSOVA PER NE OKB KETE NUK KUPTOJ. JU JENI TE FUNDIT QE DUHET TU KERKOHET OPINION. JEPNI LLOGARI PER LUFTRAT, VIKTIMAT DHE DEMET MATERIALE E MORALE JU HALERA, VETEM KETE GJE DUHET TE BENI…