Presidenti i Serbisë, përmes Radio Televizionit të Serbisë, ka kërkuar që Qeveria e Serbisë të veprojë për shembjen e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së në Preshevë.
“Serbia duhet të reagojë dhe Serbia do të reagojë. Përmendoren duhet ta heqin vetë shqiptarët në jug të Serbisë nëse dëshirojnë të tregojnë që popullin e tyre po e drejtojnë ashtu që të jetohet mirë në Serbi. Nëse kjo nuk bëhet, Serbia në mes të ditës duhet ta rrënojë atë tabelë dhe të tregojë se diçka e tillë nuk është e lejuar me ligjet e saj”, ka thënë Nikoliç për Radio Televizionin e Serbisë.
Nikoliç ka thënë se përkrah qeverinë e Serbisë që “në atë moment të marrë vendim” që ta largojë përmendoren dhe këtë do ta bëjë. Përpos kësaj, ai shkon aq larg saqë edhe kërcënon me fjalët: “Jam i gatshëm për pasojat dhe rrezikun që dikush nga vendi apo bota të sulmojë shtetin tonë. Kjo askund në botë nuk është e lejuar, e as që do të lejohet në Serbi”, ka thënë Nikoliç.