Deputete të Partisë Socialiste, veprimtare të të drejtave të grave dhe qeveritare vizituan dje burgun 325 në “Ali Demi”, ku u takuan me 60 gra që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme. Mes të tjerash, deputetja socialiste Ermonela Felaj veçoi rëndësinë e projektligjit për amnisti që u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe që do t’i kalojë shpejt seancës plenare të Kuvendit. Në vizitën për këtë ditë, në burgun “Ali Demi” në Tiranë ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Pas përfundimit të protokollit zyrtar, ministrja ia mori edhe një valleje pogonishte me gratë që vuajnë dënimin në burg. Duhet thënë që të gjitha ishin mirë në kërcim!

Ne qershor te vitit 2010 ne nje grup shkrimtaresh e artiste -ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Artistes se mirenjohur Myfarete Laze kemi bere nje aktivitet madheshtor aty ne Burgun e Grave no 325 dhe Burgun e Sigurise se Larte ne Drenove te Korces, kemi dhuruar libra per biblioteken e burgut, kercyem valle biles edhe gatuam me to. Une po ju sjell nje shkrim qe bera enkas per ate dite dhe ne rrjetin social FB eshte vidioja e vizites sone ku dhuruam librat,, kendon Ermira Babaliu dhe hedhim valle. Vetem me ka erdhur keq per median e asaj kohe se reporteret qe erdhen aty na kerkonin leka qe ta shfaqnin ne lajmet e Tv-ve. Gjithsesi une po ju sjell shkrimin qe bera atehere..
Të mos i harrojmë: Janë pjesë e shoqërisë…!
Nga Raimonda MOISIU
“Kur bashkohet bota hyjnore e artit jep mesazhin më jetësor, fisnik, intelektual dhe demokratik. Ajo përdor artin dhe talentin si një urë komunikimi vizual në një dialogim me fjalën e shkruar, me qëllim që vetë mesazhi të përcohet te njerëzit e të gjitha moshave dhe karaktereve të ndryshme. Njerëzit e letrave, të botës së artit gjejnë shtigje nëpërmjet letërsisë, muzikës, pikturës, etj, falë aftësive dhe kontributit të tyre, japin më shumë nga vetja, I bëjnë thirrje botës të mendojë më ndryshe, japin optimizmin dhe shpresën, se e ardhmja ekziston e iu përket atyre.”
Gruaja për gruan!
Në muajin qershor një grup intelektualesh; nëna, motra, bashkëshorte, krijuese, këngëtare, poete, shkrimtare e gazetare nga Diaspora (SHBA) dhe Shqipëria, këngëtaret e mirënjohura e të talentuar, Ermira Babaliu dhe Myfarete Laze, shkrimtaret dhe gazetaret, Raimonda Moisiu, Fatime Kulli, Kozeta Zavalani, Violeta Gjoka, dhe intelektualja, nga Forumi I Gruas Republikane, Xhuljeta Jaho, bashkuan zërin e tyre femëror, intelektual e krijues dhe organizuan një aktivitet; Gruaja për gruan!- Është bukur të jesh grua!- Një orë ndryshe me poezi, tregime e këngë – në Burgun 325, Tiranë, ku vuajnë dënimin gra, viktima të dhunës, streseve e mosmarreveshjeve të ditës. Kur bashkohet bota hyjnore e artit jep mesazhin më jetësor, fisnik, intelektual dhe demokratik. Ajo përdor artin dhe talentin si një urë komunikimi vizual në një dialogim me fjalën e shkruar, me qëllim që vetë mesazhi të përcohet te njerëzit e të gjitha moshave, sekseve e karaktereve të ndryshme. Njerëzit e letrave, të botës së artit gjejnë shtigje nëpërmjet letërsisë, muzikës, pikturës, etj, aftësive dhe kontributit të tyre , japin më shumë nga vetja, I bëjnë thirrje botës të mendojë më ndryshe, japin optimizmin dhe shpresën, se e ardhmja ekziston e iu përket atyre. Sepse shpirti I atyre grave thotë më shumë, kupton e ndjen më shumë. Por edhe se ato duhet ta kuptojnë se nuk janë të braktisura, se jeta dhe dashuria kanë vënd në shpirtin e tyre të vuajtur, ashtu sic ka vend edhe dhimbja e pendesa. E kush më mirë se sa këto gra intelektuale e krijuese që bashkuan shpirtin e tyre të madh, bukurinë e të qënit grua në shpirt e fizik, duke përcjellë mesazhin jetësor, të dashurisë, forcës e kurajos, ndjenjës dhe mirëkuptimit. Është dashuria e madhe që ato japin në një pjesëz të asaj kohe sepse ato gra për shkaqe të ndryshme shoqërore e pozicionit të tyre janë të privuara nga liria, larg familjes, fëmijëve e shoqërisë. Emocionet të përshkojnë mbi kuptimin dhe arësyen, llogjiken e psikollogjiken, që shpesh këto gra viktima të dhunës, inferioritetit maskilist, lihen jashtë vëmëndjes të shoqërisë. Dhuna ndaj grave është një dhunë ndaj të drejtës njerëzore, që nuk mund të përligjet nga politika, feja apo kultura e një kombi. Dhuna ndaj tyre cfaqet në forma të ndryshme verbale, terror psikollogjik, përdhunohen, rrihen në mënyrë shtazarake, lidhje jashtëmartesore, tradhëti bashkëshortore deri edhe në vrasjen e tyre pa iu dridhur dora. Nisma, organizime, aktivitete e takime të tilla që bashkoi ato gra intelektuale, poete, shkrimtare e këngëtare, për të qënë aty më shumë se kudo ku ka nevojë për mbështetje shpirtrore kjo shtresë pa përkrahje, për të sjellë në vëmëndjen e këtyre grave fatkeqe, shpirtin e tyre intelektual, të gruas për gruan, ripërtëritjen e shpirtrave të tyre,viktima të shkaqeve sociale, për të ngjallur shpresën, optimizmin e të qënurit grua. Brishtësia, mirësia, ngrohtësia, shpirti mëmësor, buzëqeshja, ledhatimet, dashuria që ajo prodhon, mënyra e të ecurit, delikatesa, toni I zërit janë rrezatime të botës femërore, nga ku mund të zbulosh misterin, për të njohur pasurinë potenciale të tyre. Se aty ku ka dhimbje, aty ka nevojë për vëmëndjen e zërit të shpirtit femëror, intelektual e krijues. Këto inisiativa sa origjinale dhe interesante janë një thirrje për ndihmë nga shoqëria shqiptare për të crrënjosur dhunën ndaj grave e për t’I ndihmuar ato për të arritur standartet e jetës dhe dinjitetin njerëzor. Duke kënduar, biseduar, qeshur, argëtuar së bashku ka vlerë jo vetëm në rrafshin shpirtëror, por edhe kulturor, mendësor, edukativ gjuhësor, natyrshëm dhe njerzore për të jetuar të tashmen e ëndërruar të ardhmen në liri dhe shpresë për këto gra të thjeshta që të mund të gjejnë sadopak qetësi shpirtërore, larg streseve e mosmarreveshjeve të ditës, se jeta është e bukur. Mirësia, humanja, pendesa, dhimbja, etja dhe shpresa për jetën, bashkëjetojnë brenda shpirtit të tyre, gjallon brenda gjithsecilës si brenda dhe jashtë atyre dyerve të rënda , se ajo ia vlen të jetohet dhe shoqëria i pret krahëhapur sepse edhe ato janë pjesë e saj. Një orë art është e barazvlerëshme me disa vite liri.
*******
Kujdesi për fëmijën që lind në burg, nga një nënë e dënuar.
Fëmijët që lindin nga nëna të burgosura, nuk ndryshojnë shumë nga ata që lindin jashtë burgut. Edhe ata kërkojnë, ushqimin, gjirin e nënës, ledhatimet, dashurinë, kujdesin pediatrik, dhe një shërbim jetësor të qëndrueshëm. Kjo nënkupton atë që ata nuk mund të qëndrojnë të izoluar prapa hekurave të burgut pa kujdesin dhe shërbimin shëndetësor, si konsultore, infermieri, cerdhe, kanë nevojë për kohën e prindërve dhe të edukatoreve. Fëmija do dashurinë, sytë e butë e plot dhëmshuri të prindërve, sepse ne mungesë të tyre, në një të ardhme ato do të reflektohen në formimin e karakterit e personalitetit të fëmijës, veset dhe virtytet, në dashurinë e ndërtimit të familjes mbi bazat e respektit e mirëkuptimit reciprok, për të qënë edhe ata prindër të mirë në të ardhmen. Fëmija është jetëgjatësia e një kombi. Dhe ne duhet tu japim kohë nga koha jonë, dashuri dhe kujdes. Ata sot më shumë se kurrë kanë nevojë për to. Por lind pyetja cfarë ndodh me këta fëmijë? Në burgun 325 të Grave në Tiranë, ato kishin kushte shumë të mira që nga kujdesi për nënat shtatëzëna e deri në lindjen e fëmijës dhe kujdesin për të porsalindurin. Një godinë me dy dhoma që shërbente si konsultore për gratë shtatëzëna nën kujdesin e infermieres, mamisë dhe cerdhen e fëmijëve deri në moshën trevjecare jetonin me nënën e tyre në burg, nën kujdesin e edukatoreve të punësuara nga shteti. Kjo ishte dicka jashtëzakonisht e vlefshme, e menduar dhe matur mirë nga institucionet shtetërore si e vetmja gjë tepër e vyer në rritjen dhe formimin e atyre fëmijëve.
******
Para derës së kafeneve ke shumë shokë e para derës së burgut asnjë!
-.-
Para derës së kafeneve ke shumë shokë e para derës së burgut asnjë! Me këtë thënje të Sami Frashërit dhe ide të cfaqura, me këtë dëshirë, kur ekziston mundësia, u bashkuan njerës mirënjohës dhe me shpirt të madh, një grup intelektualësh korcarë, poetë, shkrimtarë, gazetarë: Kryetari I Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve korcarë, “Bota e re”, z. Ylber Merdani, shkrimtarët dhe poetët, Vangjush Ziko, Raimonda Moisiu, Kozeta Zavalani, intelektualja korcare Zhaneta Tuxhari, kompozitori I serenatave Nonda Kajno, Sekretari I përgjithshëm I Prefekturës z.Bujar Vila, me mbështetjen e padiskutueshme shpirtërore, fizike e materiale, të Prefektit të Qarkut të Korcës, z.Andrea Mano, Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë z.Petrit Bazelli, ia arritën qëllimit të nismës së mirëpritur, gjestit human e kombëtar në një takim, ndoshta për pak caste, për tu bërë shoqëri, si shokë e miq, për t’I bërë ata që vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Korcë, të ndjeheshin mirë, plot shpresë, për të dhuruar mirësi, respekt e dashuri njerëzore. Nëpërmjet fjalës të matur e të mencur të shkrimtarit e poetit lirik korcar Vangjush Ziko, recitimit të poezive nga Raimodna Moisiu e Kozeta Zavalani, fjalës plot sqimë e humor të Drejtorit të Burgut z.Petrit Bazellit, batutave të këndshme për dashurinë të poetit e publicistit, z.Ylber Merdani, muzikës së serenatave nga kompozitori Nonda Kajno, mbështetja institucionale dhe fjalët e ngrohtë e optimiste të Prefektit të Korcës, z.Andrea Mano, fjala e z.Bujar Vila, vetë fjala e atyre njersve të thjeshtë që përmbanin në vetvete mirësinë, pendesën e dhimbjen, u fol për probleme të ndryshme, sepse ata pamvarësisht privimit të lirisë, të fajshëm apo të pafajshëm në faj, janë të ndërgjegjëshëm se nuk janë robër të së kaluarës së tyre të dhimbshme, të fajit e ndëshkimit, , se jeta gjallon edhe aty brenda atyre mureve e hekurave të rënda, se kushtet I kanë në nivelin më të lartë të dinjitetit njerëzor, sepse ashtu si e kaluara dhe liria, – edhe ata janë pjesë e shoqërisë, kanë edhe një jetë tjetër për të jetuar.
Të mos I harrojmë:Janë pjesë e shoqërisë!
Bibliotekave të dy burgjeve iu dhuruan libra të autorëve; Vangjush Ziko, Kostaq Duka, Raimonda Moisiu, Kozeta Zavalani, Fatime Kulli, Agim Bacelli, Kristaq Turtulli, Skënder Rusi, Violeta Gjoka, Merita Bajraktari McCormack, Ylber Merdani, Arqile Gjata, Eleonora Gjoka, Riza Lahi, Mëhill Velaj, Adnan Mehmeti, Zhaneta Tuxhari CD-I me këngë të këmgëtares Ermira Babaliu dhe disa dhurata simbolike për gratë, Cd-I të këngëtares Myfarete Laze, CD-I me serenat nga kompozitori Nonda Kajno.
Raimonda MOISIU
Qershor 2010
E ndriti me arsimin Kindita dhe po hedh valle ne burg.
E ndriti me arsimin Lindita dhe duhet te hedh valle me te burgosurat. Ulu moj dhe puno se late nam me rilindjen tuaj te famshme.
Uh or Edi s’i beri ketij populli.
Sh mire qe shkon ne valle me grate e burgut se nuk i dihet i vjen vete radhe Lindits dhe me ket rast i ka ba shoqe perpara. Vazhdo si e ke nis o Ministrja jone e nderume,vidh sa me shume e sa me shpejt se nuk ngeli arsimi qe te merresh ti me te.
Puh, cfare populizmi hipokrit! Perse nuk i lironi ato gra? Jane fajtore. Dhe kushedi per cfare krime e turpe. Perse kerceni valle me to. Denim eshte izolimi i tyre e lerini ashtu. Hipokrizi politike e peshtire!
Nuk shikon arsimin kjo qe eshte skandal,po na hedh valle .Shyqyr qe u bera dhe une ministre.Po eshte per ndryshime qeveria ta heqe te paren.Me thote mbesa ,dola infermiere e Larte me universitet privat.Epo me leke -i them une.Jo,ne shteteror duan leke ,une studiova shume,pa e mora dipllomen!!!!!!???????.Gjeni diçituren,Universitet Shteteror dhe nuk kalon pa zarf!.Hidhni valle cuca.Skemi leke ti çojme jashte shtetit se atje mesojne te pakten.
The Blues Brothers xhirojne ne burg, Johnny Cash mund te kerceje/kendoje ne burg, por nje ministre nuk le shije te mire.
Burgu nuk eshte vend gezimi e as per falenderime, nese te burgosurit bejne dicka fare mire i ndjek nga karrikja. Shteti yne eshte ne nivel shume te dobet nga ana formale, dekori dhe dinjiteti.