Nikolla Naço, një rilindës i madh, por fatkeqësisht, edhe një humbës i madh

Ornela

Zylyftar Hoxha

“Ushtari” më i vjetër dhe më energjik i Rilindjes Kombëtare”.

Kështu e ka thënë Fan Noli për Nikolla Naçon. Por është e pajusifikueshme harresa e kontributit të çmuar të Nikolla Naços pas formimit të shtetit shqiptar deri ditët e sotme. Eshtë gjithashtu  e habitshme renditja e emrit të tij në rangun e dytë apo të tretë të shkallës hirarkike të veprimtarëve të shquar të Rilindësve, kur mund të ishte në rangun e parë.

Me ndonjë përjashtim të vogël, askund nuk është fiksuar emri dhe vepra e tij me dimensione vigane për sponsorizimin e Rilindjes Kombëtare. Në Tiranë, Korçë dhe Pogradec janë përjetësuar data të tilla si tridhjetë vjetori i çlirimit, emra dëshmorësh që u përulemi me respekt se kanë dhënë jetën, po nuk kanë asnjë lidhje me shkollën, botime të mëdha për fshatra të vegjël, biografi të çuditshme për fise të panjohura, etj.

Askush nuk është kujtuar t’i vihet emri i Nikolla Naços një shkolle, rruge apo institucioni tjetër të dijes, t’i japë një titull nderi sado modest. Jeta dhe vepra e tij ka mbetur vetëm në një vëllim të mrekullueshëm të Lasgush Poradecit, ndërkohë që përmendorja duhet të ishte vendosur me kohë diku, më së shumti në Tiranë apo Korçë.

Çuditërisht kujtesa e hershme e Mihal Gramenos sikur përndjente harresën e mëvonshme të Naços si një pardoks i dhimbshëm për ata që bënë kombin tonë vite të shkuara. “Që të shkruhen veprat e Naços duhen libra të mëdha”.

Po kush është Nikolla Naço

Iku në Egjipt dhe më pas në Bukuresht. Falë intuitës prej tregtari, bëri pasuri të madhe, por edhe u mor me veprimtari atdhetare si në Egjip ashtu edhe në Bukuresht.

Veç të tjera veprash konkrete për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë që kishte bërë më përpara, mori përsipër financimin e botimit të librave të para në gjuhën amëtare, përgatitur  nga shoqëria e të Shtypurit Shqip e Stambollit e udhëhequr nga Sami Frashëri.

Hapa pas hapi Nikolla Naço u bë shpirti i lëvizjes patriotike shqiptare për të cilën vuri në shërbim të pandërprerë pasurinë, mendjen dhe shpirtin e tij të madh.

Pasuria e tij rritej dhe shumëfishohej. Kur ishte në Bukuresht bleu në Paris një shtypshkronjë në të cilën u botuan pothuaj të gjitha librat shqipe vitet e mëpastajme. Me shpenzimet e veta hapi kurse të gjuhës për ardhësit shqiptarë në Rumani. U gjente punë bashkatdhetarëve përmes lidhjeve të shumëfishta me parinë vendase dhe paguante të gjitha shpenzimet e mjekimit kur ata sëmureshin.

Zhvillonte veprimtari të dendur diplomatike për të bërë prezent kërkesat shqiptare në të gjitha kancelaritë e Evropës. Janë të njohura letrat e tij dërguar Sulltanit, mbretit Karol i parë në Rumani, Carit të Rusisë, Bismarkut në Gjermani, kryeministrit anglez, etj.

Në pranverën e motit 1887, nisi udhë e para shkollë shqipe në Korçë që shumë shpejt u pasua nga të tjera, në fillesë të këtij akti të lartë ishin patriotët, mes të cilëve edhe Nikolla Naço, që iu përkushtua vatanit si pak të tjerë.

Ishte një nga financuesit kryesorë të përgatitjes së Pavarësisë së së Shqipërisë. Në hotelin e tij në Bukuresht, por edhe në ambjentet e tjera mblidheshin plot shqiptarë.

Nuk u martua dhe tërë pasurinë e tij proverbiale e harxhoi deri në monedhën e fundit për çështjen kombëtare, aq sa në fund shpenzimet për varrimin e tij modest u bënë nga miqtë.

Fundi

Ishte i sëmurë me kancer në hundë. Para kërshëndellave të vitit 1912, ai ishte operuar në spitalin Brancovenesc. Pas operacionit gjendja ishte keqësuar gjithnjë e më shumë.

Aty nga mesi i muajit prill 1913, një grup shokësh do t’i shkonin në spitalin “Colti” të Bukureshtit. Një prej miqve të tij i ishte afruar te shtrati buzagas duke i thënë: “Do të jap një lajm të gëzuar”. Ai kishte ngritur kokën dhe pati buzëqeshur ëmbël.

Tjetri kishte vazhduar: “Konferenca e Ambasadorëve të Londrës do të shpallë njohjen e ndërkombëtare për sovranitetin e Shqipërisë, duke caktuar edhe kufijtë e saj nacionalë”. Nga ky emocion i fortë, Naçua hapi krahët dhe bërtiti: Rroftë Shqipëria! Plagët e shpirtit tim u shëruan! Tashti le të vdes! Zoti i madh më paska falur një vdekje të ëmbël”!

Share This Article
3 Comments
  • Botoni nje liber monografik per gjithcka ka bere ky patriot dhe le te mos merremi me ankesa se cfare nuk qenka bere!
    Sot e 30 vjet jane nderuar kriminelet dhe tradhetaret e jo patriotet,ndaj fillojeni dhe e beni!

  • Pritni nga vendi i pavlerave te respektoje vlerat?! Duhet edhe nga dy gjenerata qe te filloni te fisnikeroheni pak, pastaj du t’ju bjere n’ mend per Atdhetaret qe sakrifikuan gjithcka per Shqiperine kurse ju kafshoni ku te mundeni Shqiperine vetem qe te dukeni si ai debili KM qe kemi qe fale toke shqiptare sikur t’ ia kish lane baba!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *