Nikolla qetëson maturantët: Nuk janë lista përfundimtare

Elton Tafaruci

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit dhe Sportit qetësoi maturantët gjatë një takimi me ta, duke thënë se lista e parë nuk është ajo përfundimtare e fituesve.

“Sistemi i ri është transparent, sjell më shumë meritë. Ajo që shihni sot nuk është lista përfundimtare e fituesve. Një student i mirë do të zgjedhë një nga 10 degët e preferuara dhe do të lërë të lira 9 të tjera”, deklaroi Nikolla.

Në fund, sipas ministres, asnjë nuk do të mbesë i zhgënjyer nga ky “rankim në raport me të tjerët”. “Më të mirët zgjedhin të parët. Jemi në një situatë të një transparence më të plotë dhe të meritës”, tha Nikolla.

I pranishëm në takim, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha: “Tashmë ju e dini pozicionin tuaj pas raundit të parë dhe duke parë situatën, do të bëni zgjedhjen. Por, për të mos rrezikuar, mos bëni të njëjtat zgjedhje”.

Share This Article
4 Comments
  • Rankimi i ministres Nikolla eshte bere renkim i shpirtit te maturanteve,prinderve e te afermve te atyre qe nuk kane realizuar deri tani deshiren sipas mesatares se arritur.Shume prej tyre e kane noten te larte. Ne biseden e transmetuar ne televizion qetesimi qe iu beri maturanteve nuk te bindte dhe nuk nxirrte pergjegjesine e MASSH per kete anomali.Kriteret qe u vendosen te percaktoheshin qe me fillimgjimnazin e jo ne fund te tij.Te ndergjegjesoheshin nxenesit e prinderit me kohe dhe pastaj te orientoheshin per aplikime.E kane bere shume te koklavitur aplikimin per deget.Ne asnje praktike te deritanishme nuk ka patur kaq shume koklavitje.Kujt i ka sherbyer nje formule e tille?!
    Si duket atyre qe kane dashur te shpalosine”mencurine” e tyre e bashke me te edhe ligesine .Kane lenduar shume shpirtra.
    Kryeministri te marre masa per kete situate kaotike.

  • Moj dhi shyte, e para e arsimit te marte m.. shalet. Fol shqip se e ndrite me ‘transparence’
    Rankim – renditje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *