Nikolla sqaron maturantët: Hapat që do të ndiqen pas datës 20

Elton Tafaruci

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka sqaruar nga salla e Kuvendit se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen për maturantët që nuk kanë rezultuar fitues. Ajo tha se deri më tani kanë fituar maturantët më të mirë, të cilët do të bëjnë zgjedhjen e tyre në një nga 10 degët e fituara. Sipas saj, 9 degët e tjera do të jenë për studentët që janë më poshtë renditje.

Hyrja në universitet, Nikolla: Nuk ndodh që asnjë maturant të ketë një sistem vlerësimi të ketë një notë mesatare më të ulët dhe të jetë rankuar më lart se një student tjetër. Ky është një sistem sipas meritës. Preferenca tashmë merr një vlerë të re sepse kombinuar me meritën mund të bëjë sukses.

Çdo maturant shikon sesi është i renditur dhe cilat janë shanset e tij reale për të vijuar me raundin e dytë pas datës 20 shtator. Deri më datë 20 shtator fasha e maturantëve më cilësor do të kenë bërë zgjedhjen. Të gjithë këta maturantë që sot shihen si fitues, por duke bërë dallimin e madh që kjo nuk është lista e fituesve, por kjo është fotografia e parë e të gjithë aplikantëve për të vijuar studimet në arsimin e lartë.

Pas datës 20 secili prej këtyre maturantëve që pas analizave paraprake që ne kemi bërë kanë fituar edhe në 10 degë studimi do të zgjedhin vetëm 1, 9 të tjerat vihen në dispozicion të maturantëve të tjerë derisa të plotësohen të gjitha vendet e shpallura nga insticionet e arsimit të lartë.

Transparenca- Do t’u drejtohem të gjithë maturantëve në Shqipëri, për gjithçka që kam ndjerë ditët e fundit për të gjitha problemet që ata kanë, që kërkon një debat të shëndetshëm. Ky debatet, edhe pse duhej të ishte adresuar ashtu siç duhej, me përgjegjësinë e asaj çfarë përfaqësojnë të rinjtë, për fat të keq është mbështjellë me spekulim politik.

Interesi ynë i përbashkët shkoi në kahun tjetër, në atë të largimit të politikës nga institucionet arsimore, dhe sigurisht futjen e tërë sistemit arsimor nën kornizën, transparencën e autonomisë universitare.

Një vit më parë ne votuam ligjin e ri të arsimit të lartë që transformonte tërë sistemin në një sistem modern të akredituar sipas standardeve të Bashkimit Evropian, një sistem transparent. Është ky ligj që këtë vit gjen zbatimin e tij, me atë të pranimeve në arsimin e lartë. Do të doja t’i bashkohesha thirrjes për maturi për të mos ngatërruar më shumë situatën dhe aq më pak për t’i përdorur ato që nuk janë qëllimet e jetës së tyre.

Sistemi i përdorur -Sistemi që po përdoret jo vetëm që sistemi që ligji kërkon, por është sistemi më i mirë që sot përdoret në institucionet e arsimit të lartë evropiane dhe më gjerë. Janë institucionet e arsimit të lartë ato që përcaktojnë kuotat, pranimet, pagesat dhe kriteret. Po ndodh posaçërisht kështu!

Mosinformimi- Shqetësimi të shumëkujt se nëse kjo është komunikuar me kohës, sigurisht kemi filluar në mënyrë konstante që në muajin nëntor nëpërmjet vendimmarrjes së Komitetit të Maturës Shtetërore, më tej me të gjitha procedurat për të vijuar me vendimet e Senatit që bënin transparente të gjitha kërkesat.

Pa dyshim shoqëruar me komunikimin në gjimnaze. A nuk duhej edhe më shumë? sigurisht që po! Nuk ka sisteme prefekte! Ky sistem ofron më shumë transparencë, edhe në momentin që flasim nuk është as më shumë dhe as më pak, por më shumë transparencë.

Asgjë e paparashikuar- Sot nuk po ndodh asgjë e paparashikuar nga ajo që ne mendonim dhe gjithçka që është procedura që përshkruhet në udhëzimin e ministrit të Arsimit. Është fotografia e parë, e gjithçkaje që do për secilin maturant për 10 degët që ka preferuar të zgjedhë të renditur në raport me të gjithë maturantët e tjerë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *