Nikolla takon homologun kosovar: Unifikim të sistemit arsimor

Elton Tafaruci

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla priti sot në një takim Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami

Të dy ministrat diskutuan mbi procesin e njohjes së diplomave për studentët.

Nikolla u shpreh se ky proçes kërkon një punë të madhe derisa të arrihet.

Gjithashtu, Nikolla deklaroi se do të ketë kërkesë për takime me rektorët për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ndër të tjera, ministrja u shpreh se Kosova po punon me projektligjin e profesioneve te rregulluara.
Ne jemi të gatshëm të japim ekspertizën tone”, u shpreh Nikolla. Nga ana e tij Ministri Bajrami tha se do ketë rezultate konkrete për unifikimin e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *