Ministrja e Arsimit, ka sqaruar se Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër nuk do të mbyllet.
Ajo ju përgjigj akuzës së Berishës, i cili tha se qeveria po e mbyll këtë universitet.
Sipas Nikollës, do të mbyllen vetëm ato dgeë që kanë nga 10 studentë.
Ndërkohë, degët e tjera do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht.
“Nuk do të ndodhë kjo. Nuk ka kuota vetëm në ato programe që ka rezultuar të jenë me më pak se 10 studentë.
Kishte 170 kuota në këtë program, dhe janë përthithur vetëm 12 studentë me mesatare të përgjithshme 5.5…këta do të bëjnë invocionin, teknologjinë?
Në programin e matematikës, fizikës, kishte vetëm 4 studentë.
Në gjuhë letërsi italiane nuk kishte asnjë.
Në turizëm nga 100 kuota kishte vetëm 5.
Vetëm këto profile mbyllen.
Universiteti i Gjirokastër do të vijojë pa ndërprerë asnjë lloj ëndrre”, tha Nikolla gjatë një konference për shtyp./b.l
Do me thene qe atje do te vazhdojne te shiten provimet me 150 Euro, tash e tutje.
Sepse kane edhe bekimin e rilindjes dhe te ministres NIKOLLA.
Bravo Rama dhe Rlindja.
Nje keshille per Ministrine e Arsimit.
Universiteti i Gjirokastres duhet te vleresohet e te ndihmohet nga ajo ministri me prioritet te vecante, duke marre parasysh situaten demografike-etnografike te rajonit.
Per mendimin tim Gjirokastra duhet te behet qendra me e madhe universitare e jugut te Shqiperisw pas Tiranes, jo vetem per meritat dhe vlerat-intelektuale-historike te qytetit si vater e patriotizmit dhe kultures shqiptare ne frontin jugor te atdhetarise shqiptare.
Me se fundi mos harojme se Universiteti i Gjirokastre mban emrin e nderuar te perfaqesuesit me te madh te shkences shqiptare, Eqrem Cabejt.
Lufta kunder korrupsionit eshte thjesht nje slogan politik dhe vetem ca fjale
boshe te politikaneve tane.Realiteti flet krejt ndryshe ne Universitetin e Gjirokatres “Eqrem Cabej”.
Pedaoget e ketij universiteti vec rrogave shteterore kerkojne ekstra paga nga studentet.Ajo qe te shqteson me shume fakti eshte se shumica e studenteve vijne nga familje me te ardhura shume te pakta,dhe duhet te bejne mbi 3 here nje provim per te kaluar lenden dhe pas 3 provime serisht eshte ne pyetje nga pedagoget “Ta kaloj kete nxenes apo te pres se mos ndoshta i ka mbledhur leket”.
Dhe nuk eshte se kerkojne pak, Provimi me i lire eshte 80 euro dhe arrin ne shumen prej 200 eurosh per provim.
Nje tjeter fakt shume shqetesus ne kete universitet eshte fakti qe pedagoget tane ne shumicen e kohes perdorin gjuhen greke sesa ate Shqipe,dhe pretendojne qe Gjirokastra jone e dashur i perket Greqise.
Kjo eshte lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi dhe keto pedagoge jane ata qe edukojne brezin e sotem shqipetar.