Nimet Musaj: Çamët do votojnë AP-në, Idrizi herë del nga PS e herë nga PD

redaktor

Kandidati i Aleancës Popullore për qarkun e Fierit ka komentuar fushatën elektorale, problemet e komunitetit çam dhe pritshmëritë e Aleancës Popullore në 23 qershor. Në një intervistë për “Ora News”, Nimet Musaj ka akuzuar kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi se është tallur me kauzën çame. “Shpëtim Idrizi në vitin 2009 doli si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Në këto zgjedhje ai do të dalë si deputet i Partisë Demokratike, duke mos pasur asnjëherë votën e komunitetit çam”, u shpreh Musaj.

Ndër të tjera, kandidati i AP-së shprehet i sigurt se do të ketë mundësinë të dalë deputet në qarkun e Fierit duke pretenduar se ka së paku 6000 vota të komunitetit çam. “Unë jam provuar njëherë të votohem në 2009 dhe qytetarët fierakë dhe komuniteti çam i qarkut të Fierit m’i dhanë votat e mundshme për t’u bërë deputet. Ndodhi ajo që ndodhi, në Fier e dinë historinë. Megjithatë, kjo është një luftë që nuk mbaron me një betejë por me disa, dhe unë kam premtuar dhe premtoj se do të jem një zë shumë i fuqishëm në parlamentin shqiptar në favor dhe mbrojtje të çështjes çame dhe asaj kombëtare në përgjithësi. Në 23 qershor ata që duan të votojnë për veten e tyre do votojnë numrin 3 në fletën e votimit, Aleancën Popullore. Këtë herë jam i sigurt që do jem deputet falë 6000 mijë votave të mija në Fier”, tha Nimet Musaj.

Me tej, kandidati i AP ka folur dhe për objektivat e Aleancës Popullore në 23 qershor. “Aleanca Popullore është krijuar për rilindjen e çështjes çame dhe për të fituar të drejtat e humbura. Ky është një mision historik që Aleanca Popullore ka detyrim dhe një amanet të të parëve tanë. Njerëzit që drejtojnë AP janë kontribues në vite të çështjes çame që nga themelimi i shoqatës Çamëria në 1991, madje Kryetari i AP, Artur Dojaka, është nga një familje patriotësh dhe kontribuesish edhe në Çamëri. AP do marrë mandatet e komunitetit çam, por ne kemi pretendime serioze për 4 mandate dhe do synojmë të pestin. Do bindim edhe më skeptikët që është kështu dhe ka arsye objektive pse është kështu. Kjo është edhe arsyeja për të cilën partnerët e koalicionit na kanë quajtur “surpriza e 23 qershorit”, theksoi Musaj.

Gjatë ditës së sotme Aleanca Popullore do të hapë zyrtarisht fushatën me një miting në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë në orën 12-00.

Share This Article
2 Comments
  • Z.Nimet te uroje suksese dhe fitore.Ke qene model si njeri dhe sportist besoje se keshtu do jeshe akoma.

  • Zoti Nimet ti je turpi I cameve o pler e pashoq vetem per interesa vetiake po ben cmos te shkatrrosh komunitetin, PLER

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *