Ninulla më e ëmbël për të vënë në gjumë fëmijën

redaktor

Ninullat janë nga mënyrat më të mira për të vënë fëmijët e vegjël në gjumë dhe shpesh nënat ja këndojnë ato fëmijëve të tyre.

Por, ky baba ka gjetur një mënyrë speciale dhe shumë efektive për të vënë në gjumë djalin e tij.

Samuelin 5 muajsh nuk e zinte gjumi për shkak të një infeksioni në vesh dhe babai i tij, i gjendur në një pozitë të vështirë, vendosi të luante një ninullë në piano. Ai e puthi djalin e tij para se të fillonte të luante ninullën e famshme të Johannes Brahms, “Cradle Song”.

Në vetëm pak sekonda Samueli i vogël i mbyll sytë dhe bie në gjumë.

David Motola, muzikant, tha se djali i tij fjeti për 8 orë. “Unë kurrë nuk e kishte provuar këtë gjë më parë dhe nuk isha i sigurt nëse do të funksiononte”, tha ai.

Motola e publikoi videon në profilin në “Facebook” dhe menjëherë videoja u kthye në një hit në internet.

https://www.youtube.com/watch?v=CgUPMX-v6Z4

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *