Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
“Gjysh, dua punë”. Kështu u shpreh një djalosh nga Gjirokastra i ardhur nga emigracioni pas 20 vjetësh. Punë ka kudo, – foli gjyshi, – po a je në gjendje të punosh? Pa tjetër, – u përgjigj djali, – Ku do të shkoj të punoj?
Gjyshi u mendua, u mendua, dhe balli iu rrudh. Në fund foli: Sa shkollë ke biri im?
“Ti e di gjysh, unë ika i vogël në emigracion dhe prindërit s’më dërguan në shkollë, unë u bëra bojaxhi me babin”. “Ka punë, u psherëtit gjyshi, ka punë për bari delesh edhe stalla lopësh”. “Ti po tallesh more gjysh, – u revoltua djaloshi – c’punë është kjo!?” “Aspak biri im nuk tallem! Unë e di që në Greqi ti ke punuar edhe bari, madje ke punuar mirë”. Pasi u bë një pauzë ndërmjet gjyshit e nipit, ky i fundit u gjallërua: “Po punë shteti nuk ka këtu? Mamaja më ka blerë dhe një diplomë 4000 euro për arkitekt. Ja e kam me vulë e me firmë nga universiteti privat, shikoje!
Gjyshi po mërzitej dhe u shpreh: “Atë diplomë që të bleu mami, lyeje me bojë me qenë se je bojaxhi. Por shkoi disa duar, që të mos të duken as universiteti, as vula e firma e as numri i amzës. Harro mushkë Valarenë”, përfundoi gjyshi gjirokastrit. Djali nuk njihte Valarenë. Ky nuk është tregim i dashur lexues, por një pjesë bisede e regjistruar në lagjen Punëtori në Gjirokastër ndërmjet gjyshit dhe nipit që kërkonte punë.

Ju lutem mund te na i tregoni pak historine e mushkes se Valarese?
me siguri gjyshi ka qene antar i kryesise se partise socialiste,nena me LSi – ne
Gjyshi ishte i PS.-se. Ndersa i nipi kish mbaruar universitetin, “Sali Birisha”,qe padrejtesishte guxuan e i mbyllen keta te partis se gjyshit,duke e lene rinin rrugeve, edhe pse me master…