Rrëfimi i Mirjan Kapos, djali i vëllait të Hysni Kapos dhe një akuzë mashtrimi për të cilën jaë në dijeni prokurori Llalla dhe ambasadat në Tiranë. Kush është zv.ministri i Punëve të Brendshme i komunizmit me llogari bankare në Lugano të Zvicrës
Prokuroria e Përgjithshme e Konfederatës Zvicerane ka filluar një hetim ndërkombëtar për mashtrime financiare, ku janë implikuar dhe zyrtarë të lartë, juristë, biznesmenë shqiptarë etj. Edhe Prokurorit të Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla i janë paraqitur dy kallëzime penale nga avokati shqiptar me banim në qytetin zviceran Oberuzëill Mirjan Kapo.
Në kallëzimin penal janë paraqitur 25 dokumente. Para nisjes për vizitë në SHBA, kreu i akuzës shqiptare ka ngarkuar drejtorinë e Task-Forcës t’i drejtohet prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë të Tiranës për verifikimin e kallëzimit penal të shtetasit Mirjan Kapo.
Drejtuesi i prokurorisë së kryeqytetit Petrit Fusha ka ftuar Kapon që të hënën, më 4 prill 2016, të paraqitet në këtë prokurori për të shpjeguar faktet objekt kallëzimi. Ndërkohë avokati ka kërkuar nga përfaqësitë diplomatike që të ushtrojnë ndikim në organet kompetente shqiptare për mbrojtjen fizike të tij para vajtjes në prokurorinë e Tiranës për shkak të kërcënimeve me jetë që ai deklaron se ka marrë. Mirjan Kapo është nipi (djali i vëllait) i Hysni Kapos.
KËRCËNIMI
Drejtësia norvegjeze, Interpoli dhe karabinieria italiane, shpallën në kërkim ndërkombëtar në shkurt 2012 shtetasin shqiptar T.Pavari. Avokati Mirjan Kapo ka kërkuar më 29 qershor 2013 ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj të ndërhynte pranë homologëve grekë për ekstradimin dhe dërgimin para drejtësisë norvegjeze dhe franceze të shtetasit në fjalë, që jeton në Athinë, madje në një adresë publike: Isminis 14, Athinë.
Burgaj nuk ka reaguar ndaj kërkesës. Kapo kërkon mbrojtje për atë vetë dhe klientin e tij Niko Bozo, që të dy të kërcënuar me jetë nga Pavari, sipas Kapos. Kjo ngjarje ka një ngarkesë të madhe, pasi më 7 shkurt 2012 Pavari është i dënuar në mungesë në Oslo me 10 vjet burg për mashtrim bankar me vlerë 5 milionë dollarë (shih faksimilen e vendimit të gjykatës së Oslos, njoftimin për Interpol-in dhe karabinierinë italiane).

Vetë gjykatësi norvegjez në kërkesën për arrest ndërkombëtar shkruan për një “lëmsh mashtrimi ndërkombëtar” (internasjonal svindel floke). Në denoncimin që ka bërë avokati Kapo para trupit diplomatik në Tiranë (ambasadorëve të SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Turqisë, Zvicrës, Norvegjisë, Indisë, Bullgarisë), thotë se Pavari “bashkë me njerëz të tjerë, në vendet që përfaqësojnë, ka ndërtuar një grup të krimit të strukturuar me rrezikshmëri të lartë. Duke përdorur instrumente të sofistikuara bankare ata bëjnë pastrim parash të pista. Të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari janë të larta dhe korruptojnë shumë njerëz.
Avokati ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Greqi dhe Komisionin Evropian. Bashkëpunëtorët kryesorë janë: Eftasios Basios (shtetas grek-zviceran); Miami International Bank-Londër; Francisko Sabater Cabanes, Sporter Valencia Spanjë; Rosa Del Medico, drejtor i International Financial Holding Ltd.; H.S.B.C. Bank, Zvicër; Commerzbank AG Hamburg, Gjermani; Deutsche Bank, E 12 Frankfurt am Main, Gjermani; Garanti Bankası A.Ş., Turqi etj”.
TRANSAKSIONE MILIONA EURO
Për hir të sekretit hetimor nuk po bëhen publikë të gjithë emrat e akuzuar për vjedhje të pasurisë shtetërore në shuma të mëdha të kryera në bashkëpunim. Vetëm po përmendim faktin se Kapoja ka kërkuar bllokimin dhe sekuestrimin e llogarisë bankare të çelur nga ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të diktaturës komuniste Hysen Shahu, më 3 janar 2001, në Lugano të Zvicrës në emrin e shoqërisë helvete “Tradex und Baltranz”.
Bëhet fjalë për nënshkrimin e kontratës së depozitave të karburantit në portin e Durrësit pas bisedimeve të zhvilluara në Lugano, ku u morën një sasi e madhe lekësh që kanë kaluar fshehurazi nga Porti i Durrësit. Po ashtu në 25 dokumentet e depozituara hidhet dritë për rrezikshmërinë e theksuar të një veprimtarie kriminale të strukturuar. Përkrahës të këtij grupi, sipas Kapos, shtrihen thellë në administratën e lartë shtetërore dhe klasën politike. Po botojmë disa faksimile dokumentesh dhe po zbardhim një prej tyre.
Oberuzëill=Oberzwil=Obercvil
është emër qyteti në gjermanisht dhe jo në anglisht!
“zwil”në gjermanisht shqiptohet “cvil”në shqip!!
Oberuzëill=Oberzwil=Obercvil
është emër qyteti në gjermanisht dhe jo në anglisht!
“zwil”në gjermanisht shqiptohet “cvil”në shqip!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
fuck po thelbin e gjete