Nipi i komisarit te policisë së Shijakut, vrarë nga Ilir Xhakja përfundoi në qeli. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshëm, bëri shoqërimin e tij. Kjo ndodhi pasi Përparim Myftaraj u grushtua me policët e patrullës. “Kush të pyet ty”, kështu i janë përgjigjur thirrjes së oficerit të krimeve dy policët e patrullës, dhe po kaq ka mjaftuar që midis tyre të nisin grushtet, ndonëse në burime jozyrtare flitet edhe për nxjerrje armësh nga brezi. Myftaraj nipi i Adem Tahiraj, dikur edhe një nga krahët e djathtë të dajës së tij, u gjend në përleshje fizike me kolegët e tij në komisariatin e Vorës, pas thirrjes në radio për një makinë me drogë dhe armë. Ka qënë ora 2 e mwngjesit të djeshëm kur inspektori në detyrë Myftaraj ka kërkuar ndihmë nga salla operative për të ndaluar dhe kontrolluar një makinë në dyshimtë të cilën e kishte ndaluar vet. Pas një orë pritje, dy efektivë të patrullës kanë shkuar në vendin e kërkuar nga Myftaraj, që makina kishte ikur pa u kontrolluar edhe pse dyshohej se brenda kishte drogë dhe armë.
Debatet
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes Myftaraj u ka kërkuar kolegëve të arsyetonin vonesën, por ata i janë përgjigjur brutalisht-“ Kush je ti, nuk të pyesim ty”. Në gjaknxehtësi e sipër të tre burrat përfunduan duke u rrahur me grushte. I gjithë komisariati i Vorës u ngrit në gatishmëri dhe në vendngjarje mbërritën dhe zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës. Dy policët e patrullës pretenduar se u bënë pre e dhunës së inspektorit të policisë kriminale pa ndonjë shkak dhe për këtë arsye ata bënë edhe kallëzimin pranë strukturave përkatëse. Mënjwherë SHKB bëri shoqërimin e Përparim Myftaraj me pretendimin e sqarimit të rrethanave. Konflikti ka ndërlikuar situatën për një vendim të tillë, për vetë faktin se kishin të bënin më një person që i përket rrethit familjarë të heroit në radhët e policisë, Adem Tahiraj. Kjo është ajo pjesë që u pranua edhe zyrtarisht nga Policia e Tiranës, por nga burime të besueshme thuhet seMyftaraj gjatë përleshjes ka folur edhe për fatin e dajës së tij. Mësohet ti këtë etiketuar policët si plehra, si se “nga ju plehra vriten edhe burrat”. Këto dialogje midis tij dhe dy policëve janë regjistruar në procesverbalin e mbajtur për ngjarjen e krijuar. Dy policët që pretenduan dhunën kanë marrë plagë të lehta, por për zyrtarët e lartë të policisë ekziston frika për ndonjë konflikt të mëtejshëm midis tyre.
Inati i Myftaraj
Humbja e kontrollit nga ana e inspektorit të krimeve në policinë e Vlorës nuk ka qenë thjesht e rastësishme apo e momentit. Vrasja e dajës së tij Adem Tahiraj, përveç shumë shkaqeve të tjera, në vetëvete ka të bëjë edhe me mungesën e ndihmës nga ana e punonjësve të policisë së patrullave. Një nga informacionet e para momentin kur Tahiraj ishte në konflikt me Xhaken, tregoi për ikjen dhe fshehjen e punonjësve të policisë, nga operative i zonës deri të makinat e patrullës, duke lënë vetëm për vetëm dhe ballë për ballë komisarin e policisë me njeriun e rrezikshëm për shtetin, Ilir Xhaken. Si duket nipi ende nuk ka harruar se vartësit e lanë në baltë shefin e tyre, ndaj ka pasur një arsye më tepër tu përballur me policët e patrullës, që përveç të tjerash i thanë “S’të pyesim ty”.
Dava malokesh,vriten e priten or taj se nuk jane profesioniste,por jane pushke Jevgu,ka forma a mjete te tjera per gjurmimin e kontrollin e nje automjeti,dhe se i teket bytha perparimit te kontrolloj nje automjet te dyshuar,qe vetem e vetem se ai automjet eshte me i bukur se automjeti i Perparim malokut.hahahahaha.pastaj grushtohet me policet si rrugac,kur ka ku te drejtohej neqoftse ishte bere shkelje nga patrulla,ka sherbim te kontrollit te brenshem,po ka edhe orag prokurorije.Pastaj kuptohet se ky gjoja inpektor(jame i sigurte se nuk asnje lloje aresimi) jeton me lavdine e Ademit te vrare,si puna e atij Pal Vates dikur ne kohen e dulles.
Tropjane police: malok