Nis aksioni për pastrimin e rrugëve kombëtare nga ndërtimet pa leje

Leda Hysa

Nis të zbatohet urdhëri i dhënë pak javë më parë nga ministri i Infrastrukturës ,Damian Gjiknuri.

Ai u shpreh se të gjitha akset kombëtare do të pastrohen nga njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave dhe afati kohor që subjektet të largoheshin vullnetarisht ishte 15 ditë.

Këtë të hënë ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në rrugët kombëtare.

Aksioni do të nis në aksin kombëtar Tiranë-Rrogozhinë. Objekti i parë i cili është   prishur është një biznes në mbikalimin e Shkozetit.

Aksioni është ndërmarrë nga IKMT dhe ARRZH të cilat kanë nisur të heqin objektet pa leje .

Drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici u shpreh se janë evidentuar  objektet e paligjshme në të gjitha rrugët e vendit. Të gjitha objektet sipas saj janë njoftuar për aksionin e ndërmarrë.

Në aksion mësohet se merr pjesë edhe drejtori i komanduar i ARRZH Afrim Qendro i cili u shpreh se jeta e qytetarëve është më e shtrenjtë se subjektet në akset rugore që pengojnë qarkullimin rrugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *