Nis aplikimi për Lotarinë Amerikane/ Hapat që duhet të ndiqni për të qenë fitues

Ornela

Pranvera Kola – DITA

Duke nisur nga mesdita e sotme të gjithë të interesuarit për programin e Lotarisë Amerikane 2019, duhet të iniciojnë procedurat e aplikimit online.

Burimet zyrtare të Ambasadës Amerikane në vendin tonë kanë  detajuar tashmë udhëzuesin zyrtar nisjen e garës së aplikimeve online për të gjithë personat që mbajnë sytë drejt emigrimit të ligjshëm për punësim në SHBA.

Regjistrimet për programin e lotarisë DV-2019 mund të kryhen vetëm në mënyrë elektronike në faqen: www.dvlottery.state.gov, duke nisur nga mesdita e datës 3 tetor dhe do të vijojnë deri në datën 7 nëntor 2017.

Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së aplikimit. Sipas ekspertëve të këtij programi duhet të jeni të kujdesshëm në plotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me arsimimin e kryer, afatin e aplikimit, apo përvojën e punës. Kështu, para se të plotësoni formularin online, duhet që të kontrolloni kërkesat për kualifikim, siç është arsimi, ose puna e specializuar.

Po sipas udhëzimeve të shpallura nuk duhet të prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit për të bërë aplikimin tuaj, pasi në këtë rast shanset për t’u përzgjedhur mund të jenë më të pakta.

Kjo për shkak të faktit se kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesa të faqes së internetit ku dhe bëhet aplikimi. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të s’kualifikohen. Në çdo rast regjistrimi për programin e lotarisë është falas.

Plotësimi i formularit

Aplikimi nis me plotësimin e formularit përkatës për Vizën e Shumëllojshmërisë online në faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen.

Në çdo rast regjistrimi për programin e lotarisë është falas. Ju duhet ta plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave”, ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më tё saktё, të merrni faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj, pasi vetëm nëpërmjet këtij kodi ju do mund të mësoni nëse jeni shpallur fitues ose jo.

Kujdes me ruajtjen e kodit të konfirmimit! 

Pasi të keni dorëzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do ju shfaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit.

Printojeni këtë faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 1 maji 2018, ju do të mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj në faqen zyrtare ëëë.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi “Kontrollin e Statusit të tё Regjistruarit”, dhe duke futur numrin unik të konfirmimit dhe informacionin personal.

Kontrolli i këtij statusi është e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj si fitues i lotarisë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni më tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi.

Kriteret për arsimimin

Aplikanti kryesor, ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit, duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë amerikane. Konkretisht, aplikuesi duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).

Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk pranohen për aplikim diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë. Ndërsa diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë.

Kriteret për punësimin  

Sipas udhëzimit, aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim, apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.

Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e vizave të lotarisë amerikane.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si “Zonë  Pune  4 ose 5”, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0, ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

 

 

Detajet mbi përmasat e kërkuara për foton e aplikimit

 

Dërgimi i një fotografie dixhitale

Ju mund të merrni një fotografi të re digjitale apo të skanoni një fotografi me një skaner digjital, për aq kohë sa ajo i plotëson specifikimet kompozicionale dhe teknike të rendituara më poshtë. Testoni fotografitë tuaja nëpërmjet lidhjes së vlerësimit të fotografisë në faqen e internetit të lotarisë, e cila ofron këshilla teknike shtesë rreth përbërjes sё fotografisë dhe shembuj të fotografive të pranueshme dhe të papranueshme. Fotografitë duhet të jetë në 24-bit thellësi ngjyre. Nëse jeni duke përdorur një skaner, përbërësit e fotografisë duhet të jenë “True Color” ose 24-bit me ngjyra. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit më poshtë.

 Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë:

  • Pozicioni i Kokës
    • o Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
    • o Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
    • o Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrës) duhet të jetë nga 50 për qind deri 69 për qind të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56-69 për qind të lartësisë së fotografisë.
  • Sfondi i bardhё
    • Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
  • Epiqendra (fokusi)
    • Fotografia duhet të jetë në fokus.
  • Jo sende dekorative:
    • Personi që fotografohet nuk duhet tё mbajё syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës.
  • Jo mbulim tё kokës, as kapele
    • Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar, por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen. Gjithashtu nuk do të pranohen as fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore, ose të çdo personeli tjetër që mban kapele.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *