Bregdeti jugor i Shqipërisë bëhet thuajse çdo sezon veror temë barsaletash për çmimet shpesh më të kripura se uji i detit të bukur të atyre anëve.
Këtë verë me sa duket avazi i zakonshëm ka nisur shpejt.
Në këtë faturë të dërguar në Dita nga një lexues bie në sy çmimi i një… cope djathi: plot 500 lekë të reja.
Fatura është lëshuar sot nga një restorant në Dhërmi.
“Në menu ishte shënuar 250 lekë. Në faturë, dyfishi. Kur e pyetëm kamarierin, na tha që menuja ka çmimet e vjetra, çmimi i djathit është me menunë e re” – shkruan lexuesi që ka nisur foton.
Me sa duket do jetë djathë me qumësht dallëndysheje:)


PREVEZE, ARTE, GUMENICE,
40-50 EURO, MENGJES DHE DARKE BUFE E HAPUR.
HAPNI SYTE O MILET, LARGOHUNI NGA KETA MASHTRUES, VETEM SHQETESONI VETEN TUAJ.
Shko futi gjoben,ku i ke tatim taxat Edi Rama?
CA GJOBE MORE PELLO.
AI E VENDOS VETE CMIMIN, TY PO TE PELQEU SHKO,
SE JANE NJEREZIT QORRA DHE SHKOJNE TEK KETA MASHTRUESA MIRE JA BEJNE.
djathi mungon qe nga koha e socializmit, pyetni dhendrrin e Sales qe u nxeh keq se mungonte djathi e per revolte hengri marmallate.
Po piete vete o enveristi i fundit se tani jeni dhe aleate per te rilindur me republike te re me di gishta. Keshtu vidhet me rehat se me Liken. Shyqyr qe do te benit drejtesi me keta rilindjotet.
Keto veprime te sakta ta imponojne qe te ndjejm nostalgji per kohen e monizmit.Nuk gjene propogande ma te fuqishme se keto te biznesit sot.
Braktisini keta batakcinj,, dhe do e shikoni me vone se si do u sherbejne! Fatkeqesisht, sot nuk ka me tregtare si qemoti. Jane kthyer ne njerez te babezitur, te ngjashem me faunen e xhungles!
Ore qytetare e keni fajin vete qe shkoni ne Dhermi. Po me duket se eshte e vertete ajo shprehja per ne shqiptaret qe sa me shume te na e fusin aq me shume shkojme. Provojeni te mos shkoni e ta shikoni kur tja heqin zeron e tepert copes se djathit.
Po ça thoni unë kam një jave me familjen dhe janë çmimet shumë të mira dhe ushqimi cilësor. Në Tiranë ne paguajmë në mes të pluhurit dyfishin e çmimit. Po makaronat linguine me pomodorini grana dhe rukola 350 lekë pse nuk i zë ky që i nxjerre në gazetë.
Keto cmime jane edhe ne restorantet e Tiranes.Dikur gjendje e tille paraqitej vetem ne zonen e bllokut,ndersa tani edhe ne periferi,si ne zonen e Dajtit etj.Nje tavoline familjare 4-5persona shkon afersisht 10 000 lek dhe ne asnje rast nuk te japin kupon tatimor.C’fare bejne inspektoret e terenit te Drejtorise se Tatimeve……