Nis aventura amerikane për Pirlon, Gerrard dhe Lampard

Dita

Përpara pak vitesh ata ishin tre nga mesfushorët më të mirë në Botë, por tanimë të tre së bashku do të nisin një aventurë të re në Shtetet Bashkuara të Amerikës. Andrea Pirlo, Frank Lampard dhe Steven Gerrard kanë fituar shumë në karrierën tyre.

2015-ta ishte viti i ndryshimit për ta sepse lanë futbollin europian duke zgjedhur paratë dhe jetën e luksit në vend të disa trofeve më shumë, kjo edhe sepse mosha nuk premton më. Megjithatë zgjedhja e tyre mbetet për t’u respektuar pasi në Amerikë ata janë pritur si heronj.

Tifozët kanë qenë të shumtë në prezantimet e secilit prej tyre, me Lampard e Gerrard dhe Pirlon që janë shndërruar menjëherë në idhujt e rinj të Major League Soccer. Ish-mesfushori legjendar i Chelsea-it dhe profesori sic e quajnë Pirlon në Itali për klasin e madh që zotëron zgjodhën New York City-in si destiancionin e tyre të ri dhe së bashku me spanjollin David VIlla do të formojnë një treshe ëndrrash për të synuar suksese të shumta.

Nga ana tjetër Gerrard preferoi Los Anglesin duke u transferuar te Galaxy. Së bashku me ish-shokun e tij te Liverpooli, Robbie Keane dhe amerikanin Landon Donovan, objektivi i Gerrard do të jetë titulli i Major League Soccer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *