Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës.
Bllokimi ka ardhur nga Hetimi Tatimor pas skandalit të mashtrimit nga “Gulf” në zbatim të urdhër sekuestros të aseteve për “Sun Petroleum Albania”.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar në (24 Prill) hetimin për skandalin e kompanisë së naftës “Gulf”.
Porcedimi është regjistruar pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit për akuzën e mashtrimit me pasojë të rënda.
Vlera e kallëzimeve të bëra arrin shumën e 80 mijë eurove, ndërsa dyshohet që kompania të ketë tregtuar tollona në masën e 1 milionë litrave. Administratori i karburanteve “Gulf” ka njoftuar dorëheqjen në bordin e aksionerëve që prej datës 9 Prill të këtij viti, por edhe përgjatë kësaj periudhe firma ka vijuar të shesë tollona.
l.h/ dita
