Nis ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë “Rama 2”

Gazeta Dita

Ka nisur ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë “Rama 2”. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, kryeministri Edi Rama iu drejtua bashkë me 14 ministrat e rinj, përfshi edhe zëvendëskryeministen, në institucionin e Presidencës në orën 17:00.

Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

“Në Institucionin e Presidencës, ora 17:00 zhvillohet ceremonia e betimit të Anëtarëve të Keshillit të Ministrave” thuhej në njoftimin e Presidences.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.

Mësohet se pas betimit në Presidencë, do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë “Rama2”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *