Nis dezinfektimi në zonat e përmbytura

Ornela

Pas përmbytjeve vijon puna në terren me masat e strukturave të Shëndetësisë për të monitoruar situatën në zonat e prekura.

Në Fier dhe Vlorë është kryer sot dezinfektimi në territor në banesat e përmbytura ku uji është tërhequr tashmë, ndërkohë që në rezidencat e përkohshme, ku janë strehuar banorët e prekura nga përmbytjet, po monitorohet zbatimi i kushteve higjeno-sanitare.

Nga ana tjetër, po monitorohet cilësia e ujit të pijshëm në të gjithë stacionet e furnizimit me ujë të pijshëm në territor, për të marrë masat në kuadër të shëndetit publik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *