Cani: Do ecim me skemën “kush fiton më shumë, paguan më shumë”

anazapta

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi dje në Konferencën e Kryetarëve buxhetin e ri të vitit 2014 si dhe ndryshimet e reja fiskale të parashikuara nga qeveria. Në të vërtetë tashmë nuk kishte asnjë surprizë në parashikimet e buxhetit apo të paketës fiskale që prej sa kohësh në media janë hedhur si skema të mundshme të funksionimit të financave shqiptare. Po kështu e pritshme në mbledhjen e djeshme të konferencës së kryetarëve ishte debati mbi vonesën e paraqitjes së buxhetit për diskutim në kuvend dhe jo thelbi se çfarë përmban në të vërtetë ai. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e quajti këtë mungesë transparence ndaj publikut.

“Projektbuxheti vjen sot në shkelje totale të ligjit, sepse në bazë të ligjit për menaxhimin e shpenzimeve publike, përcaktohet qartë se buxheti nga Qeveria duhet të miratohet me datë 25 tetor dhe të vijë në Parlament brenda datës 1 nëntor”, tha Paloka. “Eshtë e vërtetë që nuk jemi në afatet e përcaktuara, por ka një arsye që ndryshon nga vitet e mëparshme. Qeveria ka qenë në negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me institucione të tjera ndërkombëtare, pasi ka qenë e domosdoshme që të bihet dakort për disa politika buxhetore, fiskale, të cilat do të reflektoheshin edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Tej këtij debati politik, Ministri i Financave u ndal në disa prej treguesve kryesorë të buxhetit dhe paketës së re fiskale të vitit 2014.  “Ka rritjen më të madhe të të ardhurave prej 42 miliardë. Do të jenë shpenzime diku tek 455 miliardë lekë, deficiti mendohet diku tek 91 miliardë ose 6.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi publik, meqënëse ne nuk duam të vijmë në Kuvend me shifrën e interpretuar ndoshta edhe më pas në ulje, po vemë shifrën më të lartë që pritet të jetë 74.8 për qind, pa u shqetësuar sepse këtu është përfshirë edhe 35 miliardë lekë shlyerje të borxhit të vjetër të Qeverisë së kaluar. Mendohet se rritja ekonomike, pra nga 1.3 për qind, mendohet që në vitin e ardhshëm të jemi diku tek 2.1 për qind”, tha Cani. Ministri Cani tha se është hequr dorë nga tatimi i sheshtë dhe është zbatuar siç u shpreh ai, skema “kush fiton më shumë paguan më shumë”. Paketa e re fiskale synon gjenerimin e jo më pak se 18 mld lekë të ardhura nga tatimet dhe doganat.

Ndërsa për biznesin e vogël hiqet taksa e biznesit të vogël që ishte premtim i Qeverisë, për bizneset e tjera parashikohet rritje e tatimit mbi fitimin nga 10 për qind në 15 për qind. “Lidhur me tatimin mbi fitim për atë pjesë të biznesit që rritet nga 10 për qind në 15 për qind, natyrisht që kjo është një masë jo që e deklarojmë me kënaqësi, por është një masë, e cila në letër duket më e lartë, është më e lartë, por do të jetë me siguri në praktikë, do të jetë një pagesë më e vogël nga ajo që biznesi ka qenë i imponuar të paguajë nga keqtrajtimi i organeve fiskale”, theksoi Cani. Po kështu në vitin 2014 fillon ripagimi i shlyerjes së detyrimeve të qeverisë ndaj biznesit me vlerën e 350 milionë USD të këtij borxhi për punë e shërbime publike të kryera nga biznesi për qeverinë qendrore si dhe për shlyerje të detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit për TVSH apo fitim të parapaguar, por të pashlyer në vitet e shkuara. Në bazë të parashikimeve makroekonomike, për vitin 2014 parashikohet një rritje reale ekonomike prej 2.1%.

 

Si u mbyll viti 2013?

Të ardhurat                  321,918   në mln lekë   ose      23.8%     e  PBB

Shpenzimet                 405,408                                   29.9 %

Deficiti                        83,489                                       6.2 %

Borxhi publik              936,466                                   69.1 %

PBB nominale             1,369,000

Rritja ekonomike reale 1.3 %

 

Si parashikohet buxheti 2014 në mln lekë?

Të ardhurat                  363,966           ose       +42,048           ose       26.1%   e PBB

Shpenzimet                 455,566                       +54,158                       32.9 %

Deficiti                        91,600                         +12,111                       6.6 %

Borxhi publik              1,044,855                    +108,389   72.6/74.8%(arrears)

PBB nominale 1,395 – 1,412,000       +39,767

 

 

Si është ndërtuar buxheti sipas Ministrit të Financave?

1.Rivendosja e stabilitetit makroekonomik. Edhe pse borxhi publik parashikohet në 74.8% të PBB-së, ky do të jetë kufiri i stabilizimit, nga ku do të fillojë ulja e borxhit në të gjitha vitet në vijim.

2.Është buxheti më i madh dhe historik për vendosjen e disiplinës në financat publike.

3.Parashikimet janë bazuar në tregues makroekonomikë të konsultuar dhe të mbështetur nga FMN dhe BB.

4.Shlyerja graduale e stokut të detyrimeve të krijuara. Borxhi i fshehur që vetëm qeveria ka ndaj biznesit deri tani arrin në rreth 5% të PBB-së.

5.Vendosja e një sistemi të shëndetshëm të menaxhimit financiar që nuk do të lejojë krijimin dhe mbartjen e detyrimeve të reja financiare (të papaguara), kryesisht ndaj biznesit.

6.Mbështetja e sektorëve prioritarë, si arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Shpenzimet kapitale për vitin 2014 parashikohen në masën 65 miliardë lekë, pra, ato parashikohen të arrijnë nivelin 4.7 për qind të PBB.

7.Këtyre investimeve u duhen shtuar edhe 6 miliardë lekë ose 60 milionë dollarë për investimet që do të kryhen nga Fondi i Zhvillimit Rural.

8.Shumë më tepër mbështetje sociale për shtresat në nevojë. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë parashikohen të rriten në 19 miliardë lekë, nga 17.4 miliardë në buxhetin e vitit 2013, duke mbajtur në konsideratë edhe detyrimet që do mbarten nga viti 2013 (një pjesë prej 1.8 miliardë lekë po shlyhen që këtë vit me aktin e ri normativ që po miratojmë).

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Nuk hecet me ministra te Ramiz Alise si Cim CANI. PS ti marre ministrat nga elita akademike e jo nga muzeumi i PPSH.

  • ORE SHOKU DEBIL, PO ATA QE NUK DEKLAROJNE FARE, SI DO TJUA BESH.

    APO ATA BEJNE QEJF DHE NE TE NDERSHMIT QE DEKLAROJME NA BIE KOKES.

  • Per cfar ulje taksash foli ministri Cani qe e din mire se po e ngrite taksen per naften i ke ngritur te gjitha .Ky nuk po i rrit te ardhurat ne buxhet nga mire menaxhimi.

  • Si gjithmone komunistat jane te pabese e dinake, ulin pak taksat dhe ngrejne naften cigaren kafen, gjera pa te cilat nuk mund te jetoje populli.

  • Ka kontradiktë që në proklamim! Kontradiktë dhe propagandë boshe. Kjo sepse taksa proporcionale e sotme (që gabimisht quhet e sheshtë), atë bën që tani! Kush merr më shumë (p.sh., dy veta që marrin 50 mijë dhe 100 mijë), paguan më shumë (5 mijë dhe 10 mijë)

    Pse nuk kanë program në përmirësimin e punës dhe funksioneve, të konkretizuar me shtimin e bazës së taksueshme, dhe jo me dëngla propagandistike prej dembelësh dhe agjitacionistësh!

  • Ishalla zoti minister,se me salen ai qe merte me shume nuk paguan fare,sepse bente pjes ne ata qe kishin muskuj karshi popullit te thjeshte.

  • Ore shoku Cani, per kete “do paguaj me shume kush fiton me shume” ke pyetur me pare Kokedhimen, Doshin, F. Yllin, Sterkajn, Shkrelin etj, etj se mos del dhe ti nga rruga si S. Olldashi i shkret?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *