Partia Socialiste festoi sot 25-vjetorin e krijimit. Kryetari i saj dhe njëkohësisht kryeministër i vendit, Edi Rama, tha në fjalën përshëndetëse se “e ardhmja është e gjitha në dorën tonë”.
“Kam mësuar shumë në 10 vite në drejtimin e Partisë Socialiste. Në drejtimin e PS-së njoha më shumë Shqipërinë. Kam mësuar shumë për vendin, për vetën për pushtetin dhe në dyshimin. Kam pasur mundësinë e radhë të njoh më mirë cilësitë dhe kufizimet e mia, forcën dhe pushtetin., kompleksitetin e jashtëzakonshëm të rrugës së ndryshimit. Kam pasur fatin të njoh shumë njerëz dhe të mësoj shumë nga njerëzit. me siguri me ndryshimin e çdo partie mëson nga të gjitha këto. PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. këtu kam mësuar se pavarësisht s3 kush je, i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët”, tha Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste theksoi ndër të tjera se gjatë këtij rrugëtimi ai mësoi se “kryeministër nuk të bën karrigia, por puna dhe përkushtimi”. “Këtu përjetohen më shumë se gjetke, shqetësimet nga më të ndryshmet, që sjellin përpjekjet reale për ndryshim. Rruga e ndryshimit shpesh i ndan, inatos, apo turbullon njerëzit. As nuk mund të ndalosh për t’i këshilluar, sepse gabon rrugë. Kam mësuar se kryeministër nuk të bën karrigia. Duhet të jetosh problemet e njerëzve në një tension të vazhdueshëm. PS-ja nuk rri asnjëherë rehat, dhe nuk lë asnjë rehat, është shtytja e duhur”, shtoi ai.
Sipas Ramës, në 2013-n njerëzit e kuptuan se ndryshimi vinte përmes Partisë Socialiste. “2015-a ishte vit edhe më i mirë, kur qytetarët kuptuan se përmes nesh ishte rruga më e mirë për të ecur drejt ndryshimit. Qytetarët e kuptojmë ende pse rrugën drejt ndryshimit e garanto forca jonë. Nevoja jetike për reformën në drejtësi, ua tregon më së miri se kush është kush në udhëkryqin ky ndodhemi, sot e për sot, dhe sot për nesër. Cila forcë politike ka qenë me konsekuente se PS për mbrojtjen e interesit kombëtar. Në ato që kanë mësuar në këto 10 vjet, e sidomos në këto 3 vite që kam qenë kryeministër, vlen të them se kam mësuar të vlerësoj rolin e partisë sonë në historinë e vendit në këto 25 vite. Deri në ditën e fundit në detyrë do të jap gjithçka kam”, vijoi kreu i qeverisë.
“Nuk i vë faj askujt që mendon se unë nuk kam bërë gjënë e duhur për të, apo vendin. Apo as atij që mendon se unë nuk i jap vendin e punës që kërkon. Por ama unë nuk harroj se për këtë punoj, kujt i shërbej, dhe se çfarë duhet të bëj për këtë vend. Këtu kam mësuar se politika në këtë vend nuk rrjedh aspak fjollë. Madje sa më lart ngjitesh, aq me vështirësi rrjedh. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Shumica e njerëzve janë të qartë dhe na mbështesin, për aq kohë sa ne jemi të vendosur dhe gabimet tona nuk janë të qëllimshme”, shtoi kreu i PS-së.
“Në gjërat që bëjmë unë jam i fokusuar me mish e shpirt tek shpresat e tyre. Deputetët tanë janë të fokusuar tek çështjet që kanë rëndësi për ta. Është momenti për të vlerësuar të gjithë deputetët që janë në lartësinë e këtij prioriteti themelor. Është momenti për të kërkuar ndjesë për ndonjë që vendos ta shkelë këtë prioritet”, tha Rama.



pse nuk keni çu ristanin se ka plas rakia hahahahahahahaha
Tritan Preshi eshte si Fusheja…..i Berishes!
part tajme kryeminister dhe ka mesuar kaq shume….
socialistë karikohuni ndryshe saliu u nxori në skamje !
Karnevalet e rilindjes. Anti PS-istet qe dikur donin ta zhduknin, sot dalin ne podium e mbajne fjalime si perfaqesues te denje te saj. U menjanuansocialistet e vertete dhe idealistet dhe u futen lekistet.
Po Likja ku ishte? E kishte derguar partia me sherbim diten e festes! Çfare nuk mund te presesh nga nje rrenegat qe shkon andej nga djen eren e parave. Dhe sa kohe do te votohet ky njeri? Ne ndergjegjen e tij jane te vraret e 21 janarit, prandaj nuk e ka permendur asnjehere ate date dhe ate gjeme. Po Reforma ne Drejtesi, a thua do ta zhbeje kete vemje ne politiken shqiptare?
PS-JA ENVERISTE ESHTE TRASHEGIMTAR5E E PARTISE SE PUNES, PRANDAJ 25 VJETEVE PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT DUHET T’I SHOJE NE BIOGRAFINE E SAJ EDHE 50 VJET TE TJERA DIKTATURE BOLSHEVIKE STALINISTE, PLOT ME KRIME GJAKATARE TE ENVER HOXHES KUNDER NJEREZIMIT
Krime, te cilat PS-ja e Rilindur nga Ringjallja e Enverit nuk i ka kerkuar akoma falje popullit shqyptar,
PERKUNDRAZI
Sot shikojme si qeveria e Edvinit dhe Like floririt dekoron me medalje trimerie Nexhmije Hoxhen, vito Kapon, Aranit Celen dhe shume kriminele dhe xhelate te tjere te Diktatures dhe si u jep pensione shtese ketyre xhelateve te Enverit dhe si media jone kombetare u leshon tribune ne emisionet qendrore per te vjellur vrerin dhe mllefin qe kane per Boten Antikomuniste dhe Demokratike.
Sot shikojme si deputete te Parlamentit dhe ministra te qeverise shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e MONSTRES gjakatare Enver Hoxha si nje REZIL i Shqypnise qe po kerkon te antarsohet ne BE.
Sot shikojme si nuset e fanatikut enverist Servet Pellumbi duan te ngrene me LEKAT e shtetit Institutin e LANC-it kriminal te Enver Hoxhes qe vrau me pabesi pederasti ushtaret dhe oficeret angleze ne Kanalin e Korfuzit. Cfare do t’ju spjegojne femijeve shqyptare ne shkolle keta debila dhe DUDUME komuniste staliniste, qe LANC-i i enverit ishte i mire, por qe vrau me pabesi staliniste Aleatet e vet me urdher nga Moska dhe Beogradi? Kete te VERTETE do t’ju spjegojne femijeve socialistet ne shkolle, apo do te vazhdojne te tregojne dhe perhapin GENJESHTRAT demagogjike te Partise se Punes alla Pellumb Xhufi dhe Arben Puto per kumandarin legjendar qe vrau shoket e vet dhe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni dhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori dhe la pas MURTAJEN bolshevike staliniste ne trojet tona si nje mallkim i Zotit per shqyptaret?
prandaj:
PA KERKUAR FALJE PER KRIMET E ENVERIT DHE XHELATEVE TE TIJ PS-JA E EDI RAMES NUK MUND TE FESTOJE “DITELINDJET” E SAJ TE SHPIFURA NE NJE KOHE QE NE TEREN DHE PRAKTIKISHT VEPRON SI “MESALLA ME DY FAQE”
!!!!!!!!!!!!
Saliu i la ne skamje,rilindja i la me breket si te Shukriut.