Qarku i Fierit rikthehet në vëmendjen mediatike, por kësaj radhe jo për ngërçin e krijuar në pushtetin lokal, por për premtimet paraelektorale. Sipas gazetës “Shqip”, të zhgënjyerve në Qarkun e Fierit iu janë premtuar vende pune në këmbim të aktivizimit të tyre gjatë fushatës elektorale. Sipas burimeve të gazetës, personave që angazhohen në fushatën për PD do t’u sigurohet një vend pune, para ose pas zgjedhjeve. Mësohet se një pjese i është premtuar punë në “Albpetrol”, ndërsa pritet që Ministria e Arsimit të akordojë vende pune shtesë gjatë muajit të ardhshëm. Javën e kaluar, qeveria vendosi shtimin e 240 vendeve të reja pune, me kontrata të përkohshme.