Nis gjyqi për Klement Balilin

Ornela

Ka nisur sot në orën 10:00 në Gjykatën për Krime të seanca e parë e gjykimit ndaj Kelment Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Mbi të rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Pas pothuajse tre vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

Vetëdorëzimi erdhi pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *