Ka nisur në gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj Shemsie Kadrisë, ish boses së një prej firmave piramidale të 1997. Ajo akuzohet për dy raste në 2008, ku ka marr nga 2.1 milionë lekë, 2.2 milionë lekë dhe 2700 dollarë duke premtuar apartamente në një firmë që nuk ekziston. Ngjarja ka ndodhur një vit pasi Kadria doli nga burgu ku vuajti dënimin për firmat piramidale. Aktualisht ajo është shpallur në kërkim.