Nis gjyqi për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, thirren dëshmitarët

anazapta

Ka nisur gjyqi ndaj Ilir Xhakjas në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në seancën kundër të akuzuarit për vrasjen e komisarit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, pritet që akuza të thërrasë dëshmitarët.

Në gjyq pritet të dëshmojë, Ledjan Krasnaj, nipi i Xhakjas, personi që ka bërë sherrin fillimisht me komisar Tahiraj.

Vetë i pandehuri Xhakja nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës. Kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja, i cili edhe më parë kishte qenë i akuzuar për një tjetër vrasje, por u deklarua i pafajshëm nga gjyqtari Neritan Tabaku pa dhënë arsyet e këtij vendimi. Vetë Tabaku, i shkarkuar nga drejtësia është në proces gjyqësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *