Nis gjyqi, “monstra” i Laprakës pranon abuzimin me fëmijët

anazapta

Pas më shumë se një viti hetimesh, nis në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor për ‘monstrën’ e Laprakës, Ardian Prrenjasi, i cili akuzohet për “marrëdhënie homoseksuale me të mitur” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”. Seanca gjyqësore nuk ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa vetë i pandehuri, ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës deri në momentin e arrestimit, ka mohuar dje nga kafazi i hekurt që të jetë autor i vrasjes apo zhdukjes së Julian Çelës, djalit 11-vjeçar të një drejtuesi të lartë në SHISH. Por Prrenjasi i ka thënë trupit gjykues se pranon akuzat sipas akteve të prokurorisë për abuzimin me një nga të miturit dhe heqjen e paligjshme të lirisë. “Pranoj akuzat dhe kërkoj gjykimin e shkurtuar”, deklaroi i dyshuari 45-vjeçar në sallë. Por kërkesa e tij u prit me protestë nga prokurori i çështjes, që deklaroi se veprat penale janë të rënda dhe se ka dëshmi të forta që nuk i lejojnë të pandehurit ta përfitojë uljen me 1/3 e dënimit. Ndërkohë që Prrenjasi ka shpjeguar se akuzën paraprake për Julian Çelën e kishte pranuar nga frika dhe presioni, por se ai nuk e njeh fare fëmijën.

Pas kërkesës së prokurorit të dosjes që gjykata ta rrëzonte gjykimin e shkurtuar, në fund u pranua dhe vendos që Prrenjasi të gjykohet mbi bazën e provave që ishin në dosje dhe dëshmive që do jepeshin në vazhdim. Prokuroria ka si dëshmitar edhe një fëmijë 10-vjeçar me të cilin është abuzuar, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë për arsye sigurie e procesi, ndërsa do pohohen fakte tronditëse që nuk i lënë hapësira 45-vjeçarit të përfitojë ulje dënimi. Ky është një fakt i cili nuk është në fashikullin e gjykimit dhe kjo dëshmi tejet e rëndësishme për hetimin do të merret në kujdesin e një psikologeje. Pas argumentimit të organit të akuzës, trupi gjykues ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e Prrenjasit.

Gjykata në këtë mënyrë vendosi që ndaj tij të zhvillohet një proces normal, ku do dëgjohen të gjithë dëshmitarët. Pas kësaj, gjykata do të krijojë bindjen se 45-vjeçari është fajtor për abuzimin me të mitur duke mos i lënë mundësi që të përfitojë uljen e dënimit. Prrenjasi rrezikon 25 vjet burgim, nëse gjykata e gjen fajtor për akuzat e Prokurorisë. Kurse hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Çela vazhdojnë të kryhen në mënyrë të mëvetësishme, të papërfshira për momentin në dosjen e gjykimit aktual. Prrenjasi u arrestua tetorin e kaluar në Tiranë, teksa kishte rrëmbyer dhe po abuzonte seksualisht me një fëmijë 13-vjeçar, të cilin policia e shpëtoi pas sinjalizimit nga banorët e zonës dhe familjarët.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *