Nis hetimi për pasurinë e Kryeprokurorit Adriatik Llalla

redaktor

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe konfliktit te interest, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.

Burimet i thanë ABC News se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

“Është urdhëruar nga kryeinspektori I përgjithshëm i ILDKPKI-së të nis hetimi pasurore për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, drejtoreshën e marrëdhënieve me jashtë në këtë institucion prokruoren Rovena Gashi.

Drejtuesin e prokurorisë për krime të rënda Besim Hajdarmata dhe shefin e akuzës së kryeqytetit Petrit Fusha. Të katër këta zyrtare të prokurorisë, do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë”, thanë burimet me dyshimin se pasuria e tyre nuk justifikohet.

Po ky burim, konfirmoi faktin se verifikimit pasuror do t’I nënshtrohet edhe drejtuesi i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, për të cilin zyrtarë të ambasadës amerikane thanë se i është refuzuar viza për në SHBA, edhe pse ishte pjesë e delegacionit me kryeprokurorin Llalla.

Gjithashtu burimet thanë se tashmë i janë nënshtruar një procesi të hollësishëm verifikimi të gjithë deklaratat e pasurisë së këtyre zyrtarëve të lartë të akuzës, verifikim ky që do të vazhdoi edhe në deklaratën e pasurisë që pritet brenda dy javë të dorëzohet në këtë institucion për vitin 2015.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të hesht në lidhje me axhendën e kryeprokurorit Llalla në SHBA, pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët thanë se prokurori i përgjithshëm nuk kishte takime me zyrtar të FBI-së apo DEA-së.

Si dhe për refuzimin e vizës amerikane për drejtuesin e prokurorisë së Durrësit prokurorin Agron Gjana. Burimet thanë se pritet kthimi i kryeprokurorit Llalla në Shqipëri, për të parë se cili do të jetë qëndrimi i tij, në lidhje me futjen e emrit të shefit të akuzës së Durrësit të emëruar nfa vet kryeprokurori në listën e zezë të ambasadës amerikane.

Nga ana tjetër, zyrtarë të ILDKPKI-së, i thanë ABC News se brenda 2 jave të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë si dhe zyrtarët e tjerë duhet të dorëzojnë deklaratat e pasurisë për vitin 2015. Për të gjithë ata që nuk dorëzojnë këtë deklarata, burimet thanë se do të ketë gjoba administrative dhe kallëzime penale. /ABC

Share This Article
4 Comments
  • Ai Petrit Fusha e ka lyer qerren…j’a ka lyer mire Bashkim Ulaj per t’a parashkruar ne bemat e tij…!

  • Hetoni dhe zarfet qe merr tek lokali i tij, BLIRI / tek Drejtoria e Sherbimit diplomatik, ne rr. e ambasadave 😉

  • Po veglen pasurore te Rovit ku do e llogarisni tek Llalla apo Rovena Gashi (se mos beni gabim dhe e llogarisni 2 here, pasi ate e posedon vetem Dhalla).
    Kurse per titin e fushes ose Cun Fushe, mos ja llogarisni makinat qe ka i biri ne pronesi , se do ta lehtesoni shume. Se kapin vleren me shume se 2 milion euro, pasi te tjerat i ka kollaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *