Nis konkursi për rikonstruksionin e Piramidës

Dita

“Piramida” në qendër të Tiranës shumë shpejt do t’i nënshtrohet rikonstruksionit që pritet t’i ndryshojë imazhin.

Për transforimin e kësaj godine, janë mbledhur arkitektë dhe studentë të arkitekturës të cilët kanë paraqitur projektet dhe idetë e tyre për restaurimin e “Piramidës” së Tiranës, duke marrë pjesë në garë të organizuar në kuadër të aktivitetit “Javët e Arkitekturës”.

Në fund të konkursit priten që të shpallen 5 projektet finaliste, pasi janë shqyrtuar nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe jurisë me përvojë profesionale.

“Pozicionuar në një vend simbolik, si simbol i trashëgimisë komuniste në Shqipëri kjo hapësirë ​​në ditët e sotme nuk ka të ardhme dhe identitet. Konkursi propozoi një zgjidhje për një bashkëjetesë harmonike, e cila është ende për t’u gjetur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Gjatë qeverisjes së PD-së u ndryshua disa herë funksioni i Piramidës, ndërsa u mendua edhe shembja e saj, por që u bllokua për shkak të kundërshtimit të fortë të shoqërisë civile. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *