Nis kontrolli për qumështin, mbyllen 11 subjekte, tre firma nën hetim

DITA Online

 

Aksioni për kontrollin e cilësisë së qumështit ka filluar zbatimin në terren.

11 subjekte janë mbyllur, ndërsa për 3 muaj, Ministria e Bujqësisë u la afat kompanive që të korrigjonin standardet e këtij produkti dhe nënprodukteve të tij.

Burime për Televizionin Klan bëjnë me dije se janë përgatitur edhe 3 kallëzime penale për 3 firma, të cilat pritet t’i dërgohen organeve të hetimit.

Në një takim me bizneset e sektorit të qumështit, ministri Niko Peleshi tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë për shkeljet që do të gjenden.

“Janë bërë 106 kontrolle, janë mbyllur 11 subjekte, por ndërkohë pjesa më e madhe e tyre, rreth 85% e subjekteve, kanë dalë nga kontrolli konform standardeve tona dhe kjo ka ardhur falë investimeve dhe rritjes së standardit që ka bërë sektori në përgjigje të sensibilizimit të filluar që para tre muajve”, tha Peleshi.

Produktet dhe nënproduktet e qumështit, përveç nivelit të aflatoksionës, do të kontrollohen edhe nëse kanë në përbërjen e tyre vaj palme.

“Në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo marketeve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

Aksioni në terren do të shtrihet edhe në dyqanet e vogla dhe në tregjet publike, ku shumë fermerë shesin këtë produkt.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • ” Ty Halim qe s’di kendim,
    te ve minister per arsim..”
    Nolit te madh keto fjale,
    fiks sot per Nikon, deli djal
    Pelesh ministri i Ramqeverise,
    hic haber nga pun e bujqesise,
    por, se mos vec Niko i ngrate,
    keta jane te gjithe total rehat…
    qe pas i vijne Ram palloshit,
    kryeminister me kokboshit,
    hic nuk ka haber as njohuri,
    as per ligje, as per ekonomi,
    por vec vjersha e bejte thote,
    ben me qesh vec ndonje rrote,
    eh Fan Nol, ngrihu nga varri Titan
    Kabineti Pykave gjalle sot ne Tiran.

  • Cilet jane subjektet,beni publike emrat se i ndeshkonjme vete ne, duke mos u blere produktin ,ndersa shteti te shtoje kontrollet .Keshtu ne pergjithesi na bete me hije,nuk dime cte blejme e cte hame.

  • E vërtetë, kë të marrësh e kë të lëshë???? Na thoni emrat e produkteve që t’i mënjanojmë. Pastaj hapni sytë se i ndërrojnë konfeksionet brenda natës, që të duket produkt i ri.

  • Po qumeshti dhe nenproduktet e tij me shtesa niseshteje a do te lejohen?
    Sepse paraardhesi juaj deklaroi se nuk perben problem se niseshteja eshte produkt i pademshem per shendetin. Na tregoi dhe nje shishke me nje solucion qe po t’i hidhje nje pike siper djathit, ngjyra vjollce do te tregonte se kishte niseshte, por mund te konsumohej se nuk ishte i demshem per shendetin.Aman te keqen edhe kete ta kontrollojne ata te AKU.
    P.S – Gjeni ca kimiste teknologe te sistemit te kaluar, se e bejne mire punen atje ne AKU ata. Jane me profesioniste se kimistet e sotem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *