Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nis largimi i qiramarrësve nga banesat
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Nis largimi i qiramarrësve nga banesat
Ekonomi

Nis largimi i qiramarrësve nga banesat

redaktor
Published December 27, 2012
Share
SHARE

390 ish-pronarë kanë marrë shtëpitë e tyre të zëna prej vitesh nga qiramarrësit, me urdhër ekzekutimi nga Gjykata. Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Ylli Pirro në një interviste për “Albanian Screen”, tregon se ish-proanrët kanë depozituar pranë entit 568 kërkesa. Qirramarrësit kanë paraqitur 1670 kërkesa për të marrë kredi me interes zero.

“Që nga fillimi i procesit deri në ditën e sotme në Entin Kombëtar të Banesave janë dërguar 568 kërkesa pronarësh të ligjshëm. Nga këto 568 kërkesa, Enti Kombëtar i Banesave ka çuar për urdhër ekzekutimi në gjykatë 390 prej tyre dhe nga këto ne kemi marr urdhrat e ekzekutimit 258. Nuk ka konflikt social, sepse dhe qiramarrësit i janë drejtuar BKT-së për të tërhequr kredinë me zero përqin”, thotë Ylli Pirro, Drejtor i Entit Kombëtar të Banesave.

Një numër i konsiderueshëm të familjeve që kanë jetuar në shtepitë e proanrëve, tashmë janë sistetmuar në shtëpi të blerë me kredi pa interes, për 30 vite.

“Numri i qiramarrësve të cilët kanë trokitur në sportelet e Entit Kombëtar të Banesave dhe që kanë përgatitur dokumentacionin është 1670 kërkesa. Deri tani kanë përfituar kredi rreth 320 qytetarë. Po të vendosësh në shifra të krahasueshme numrin e kredive të marra me 30 vite, për zero përqind interes, me numrin e urdhrave ekzekutiv të lëshuar nga gjykata, vazhdon të jetë më i madh numri i kredive të tërhequra”, bëri të ditur Pirro.

Sipas aktit normativ, janë 3289 familje, të cilat duhet të lënë shtëpitë e ish-pronarëve dhe të marrin kredi pranë BKT-së. Ata lënë  banesat që kanë jetuar prej afro 67 vjet./AS

redaktor December 27, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?