Tarifat amerikane ndaj mallrave kineze me një vlerë mbi 34 miliardë dollarë hynë në fuqi këtë të premte, duke nisur kështu luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Tarifa prej 25% ndaj këtyre mallrave hyri në fuqi në mesnatë më orën e Uashingtonit, ndërsa Pekini u përgjigj në të njëjtën mënyrë, me një tarifë prej po 25% mbi mallrat amerikane me vlerë po 34 miliardë dollarë.
Kina i akuzoi Shtetet e Bashkuara se nisën në këtë mënyrë luftën tregtare më të madhe në ekonomi.
Ministria e Jashtme kineze tha se tarifat kineze hynë në fuqi menjëherë pas atyre amerikane, pasi Pekini kishte premtuar se nuk do ta niste luftën, por do të reagonte ndaj masave amerikane.
Mediet shkruajnë se disa kompani në Shangai kanë raportuar se doganat po vonojnë kalimin e importeve amerikane në kuadër të ndryshimeve.
Tarfiat amerikane janë rezultat i përpjekjes së presidentit Donald Trump për të mbrojtur vendet e punës në SHBA dhe për të ndaluar transferimin e pandershëm të teknologjisë amerikane dhe të të drejtave të autorit në Kinë.
Shtëpia e Bardhë tha se ka nisur konsultimet për tarifa të mëtejshme për mallrat kineze, me një vlerë prej 16 miliardë dollarësh të tjerë, që pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit.
Aktualisht, tarifat kanë pasur efekt të vogël në bursat aziatike, megjithëse ekspertët thonë se, nëse lufta tregtare zgjat, jo vetëm tregjet, por kryesisht konsumatorët në të gjithë botën do ta ndiejnë te xhepat e tyre.
o.j/dita

Tani lufta do jete e barabarte dhe e hapur, jo e fshehte e tinzare si ka bere Kina der tani duke perfitu nga liberalizmi i tepert i tregjeve amerikane nderkohe qe vete Kina tregjet e veta i mbronte nga vershimi i mallrave amerikane. Tani me Donald Trump si President, Kina ra ne usta! Tani do duket sa real eshte ai deficiti ne tregetine USA-Kine. Tani Kines do ti dale kallaji si ekonomi e bazuar ne informalitet.
TANI PREGATISNI VENDET PER TE FUTUR KOKAT
KUR TE FILLOJNE BOMBAT
Pas luftës tregëtare vjen ajo USHTARAKE.
Historia perseritet.
Pas krizes 1929, vendet filluan me proteksionizmin =
Godit te huajt, se ne jemi me te miret.
Shto me vaj e shto me uthull, filloi Lufta II boterore.