Nis mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi, diskutohet Vettingu

Elton Tafaruci

Vettingu pritet është pjesë e debateve në komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Në mbledhjen e cila nisi rreth orës 11:00 është e pranishme edhe opozita.

Sipas programit të paracaktuar, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të diskutojë ligjin për Rivlerësimin, e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në mbledhje pritet që opozita të paraqesë opinionin e saj lidhur me disa ndryshime në këtë nen të rëndësishëm, pjesë e 7 ligjeve mbështetëse të ndryshimeve kushtetuese.

Ekspertët demokratë mendojnë se çështja e hetimit nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i përkasë organeve të reja të rivlerësimit pasi siç argumentojnë është e pamundur që e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje dhe mënyrë funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika, do mund të performojë ndryshe.

Gjithashtu një pikë e debatueshme pritet të jetë dhe afati i procesit të rivlerësimit, kjo e konfirmuar edhe nga eksperti demokrat Gazmend Bardhi.

Në ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus, është parashikuar që ky proces të jetë për një afat 5 vjeçar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *