Nis me debat konferenca e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore

J L

Palët politike janë ulur sot në një tryezë të thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Me të nisur konferenca e mbajtur nga OSBE me temë “Të mohuar nga sistemi: Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë” është shkaktuar një debat.

Fjalën hyrëse në këtë tryezë e nisi ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt dhe më pas dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Vendi ka nevojë për dialog dhe unitet dhe kjo është sfida e OSBE-së. Dje parlamenti gjerman kaloi një mocion që mbështesin hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe në rekomandimet e OSBE-së. Vitin e kaluar ka pasur progres për reformën zgjedhore kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë. Do të diskutojmë sot se çfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor dhe si do të ndikojë më tej. Pres nga partitë që të japin propozime konkrete. Është e rëndësishme ti rikthehemi dialogut, pasi kjo do të ndikojë patjetër te reforma zgjedhore. Shpresoj që kjo konferencë të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jeni të hapur për të diskutuar për këtë çështje. Pjesëmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të merret vendimi, a duhet ta ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë imponime, kemi dhënë rekomandimet tona”, tha ai.

Pas kësaj fjale pati debat mes deputetit të opozitës së re, Kujtim Gjuzit dhe bashkëkryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjikrnuri. Gjuzi nuk e ka parë të arsyeshme të flasë Ivi Kaso përpara Rudina Hajdarit.

“Ne ikim, por nuk dua t’ia prish tavolinën ambasadorit që na ka ftuar”, është shprehur ai.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Si guxon kush te flase para zonjes Hajdari, vajzes se kontrabandistit themelues te shtetit te sotem te shkerdhyer shqiptar?
    Mire e ka zoti Gjuzi, rrobaqepes me nam burri i botes.

    • Ore keta nuk e kane kuptuar akoma qe qellimi i dobicit te Vicidolit eshte qe te krijoje pershtypjen qe Serbet jane perpjekur ta perhapin me qindra vjet qe shqiptaret nuk dine te bejne shtet! Dhe pikerisht braktisja e institucioneve dhe e ketyre bisedimeve per zgjedhjet behet ne menyre te qellimshme qe te na nxjerri perpara Europes qe ne nukm dime te ndertojme shtet. Lerini te ikin dhe vazhdonin punen me reformen zgjedhore. Nese Bosh-arti se kupton atehere ka probleme mendore.

  • Pjesemarrja duhet te jete gjitheperfdhires?!!
    Po pa partite e vogla qe u perjashtuan nga po keto parti te medha!?
    Ku eshte gjitheperfshirja ketu?! Prape nje mut te madhe do beni qe do na sjell muta ne Parlament?!
    Proportionale total e zgedhje me dy rounde qe vota mos te shkoje per parti qe nuk e votoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *