Nis mësimi online edhe në universitete: 2000 studentë në Durrës fillojnë mësimin

J L

Nis mësimi online edhe nëpër universitete.

Diçka e tillë bëhet me dije nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një njoftim për media.

“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”, njofton në rrjetin e saj social Facebook Ministrja Shahini.

“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, nënvizon Shahini.

Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.

Shahini përgëzon universitetin për nismën e ndërmarrë, që sipas saj duhet të ndiqet nga të gjitha universitetet e tjera të vendit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo ky po qe eshte lajme. Perdorimi i teknologjise se fundit per te siguruar vazhdimesine. Mund te behet edhe per shkollat e mesme pa shume pune. Nese keni nevoje per ndihme ne IT e shqiperise ashtu si mjeket mund te dalim vullnetare per te ndihmuar nese ka nevoje. Mjafton te beni nje koordinim dhe secili mund te adoptoje virtualisht 2 a 3 klasa te nje shkolle dhe per pak dite gjithcka behet online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *